Lot në Detin e Zi/ Familja Kaleli më në fund e lumtur

Seriali turk ‘Sen Anlat Karadeniz’ apo siç njihet nga publiku shqiptar ‘Lot në Detin e Zi’ na ka shoqëruar prej shumë e shumë muajsh, duke u shqùar ndër serialet relativisht të gjatë, i cili ka 64 seri në YouTube të cilat përkojnë me 64 javë seri televizive në Shqipëri. Ditët e javës në vijim, do shfaqin seritë e fundit të mbétura nga kjo telenovelë.

Duke u rendítur ndër telenovelat e kategorisë dramë dhe romancë, këtij seriali nuk i kanë mùnguar as pjesët komike, edhe pse tematika ka qenë tjetër. Ndryshe nga më e shumta e serialeve të tjera, ‘Lot në Detin e Zi’ solli një tjetër kulturë, mentalitet, veshje e traditë turke. Kjo, pasi seriali u zhvillua në një zonë malore turke, e quajtur Trabzon.

Në pamje të parë, mentaliteti ngjàson shumë me të njëjtin mentalitet që në kohët e hershme mbizòtëronte në shtetin tonë shqiptar, por sërish, është më i réndë. Përsa i përket traditave, jo rrallë herë gjejmë të njëjtat veprime dhe zakone si të të parëve tonë, por edhe të disa zonave që ende i praktikojnë si dikur. Ndërsa gjuha e përdoru, dialekti, ndryshon dukshëm.

Edhe për personat jo turk-folës, vërehet lehtësisht që zona e Trabzonit ka një théks shumë më të rénduar. Sidoqoftë, asnjë prej elementëve nuk u bë péngesë e suksesit të këtij filmi, përkùndrazi. Mënyra e pastër dhe unike se si lindi dashuria mes Nefesit dhe Tahirit, do mbahet mend gjatë, duke théksuar që patën kùndër vetes një fshat të tërë, përveç familjes së Tahirit. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*