Lot në Detin e Zi/ Berrak i jep lamtumirën Fatihut

Fikreti falënderon Berrakun e cila e lejoi që sadopak, të fshínte mëkatet e djalit të tij, Vedatit. Ai i tregon se nëna e tij pas pak kohësh do jetë e gatshme të dalë nga spítali dhe se për më tepër, u ka marrë një shtëpi të vogël, që ta kenë ato të dyja për vete. Berraku e falënderon pa masë, ndërsa Fikreti i jep në dorë edhe një shumë të konsiderueshme parash, të mjaftueshme për të rinisur jetën.

Berraku telefonon menjëherë Esmanë për të ndàrë me të lajmin e pabesueshëm të gjetjes së nënës së saj. Pas telefonatës me Berrakun, pranë Esmasë vjen Ali, i gëzuar më shumë se kurrë. Ajo i tregon se e kanë tërhequr mbrapsht vendimin për shqyrtim që e la të papunë atë, ndaj tashmë është sërish në punë. Këtë lajm kaq të bukur, ai e ndan me të parin Tahirin, dhe Tahiri me gjithë të tjerët.

Më pas, Tahir del së bashku me Nefesin dhe Jiitin për të shkuar pranë shkollës së djalit. Për shkàk të mungesave të shumta që ka bërë, ka mbetur tepër mbrapa. Ato flasin me drejtorin dhe ai shprehet shumë optimist duke thënë se me paksa punë më tepër, do i mbërrijë shokët dhe shoqet e klasës. Me tu larguar që aty, të tre së bashku drekojnë në një restorant. Nefes fillon të porosisë pa u ndalur, duke hequr dorë e duke porositur sërish gjatë gjithë kohës. Ajo nuk ndalet duke ngrënë dhe kjo térheq shumë vëmendjen e Tahirit.

Nga ana tjetër, Berrak shkon të përshëndetet me Fatihun. Ky i fundit mérzitet shumë duke menduar ikjen e saj, por e di se nuk mund ta ndalojë nga ajo që është më e mira për të. Berrak i rikujton atij gjithë situatën e saj dhe se si mbeti aty. Megjithatë, Fatih i kërkon që ajo të kthehet nëse nëna saj do bëhet më mirë. Sakaq, Fikreti shkon pranë hoxhë Osmanit për të ndàrë me të problemet që i ngùshtojnë zemrën. Këshilla Osmanit për të, është që të kërkojë dhe marrë faljen e Tahirit.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*