Lot në Detin e Zi/ Asije mbron Sanijen para Tahirit

Nefes shkon të qëndrojë pranë të birit por Jiit është shumë i revòltuar ndaj saj. Ai nuk dëgjon as të bëjnë mësimet e detyrat e shkollës, as të flasë me të e asgjë tjetër. Jiit vetëm i bërtet për faktin që po qëndrojnë larg baba Tahirit. Pranë tyre do shkojë Esma për t’i thënë ta lërë vetëm Jiitin pasi nuk do zgjidhë asgjë kështu. Ato të dyja shkojnë pranë xhaxha Osmanit, tek i cili gjejnë prehje për të folur. Nefes i shpjegon situatën me Jiitin dhe Osmani i kujton se ato kanë kaluar shumë në jetë, është normale që një fëmijë të ketë një reagim të tillë.

Pas përmirësimit paksa të zonjës Sanije, Mustafa i kërkon Tahirit të diskutojnë mbi se si do vejnë punët me Nefesin dhe situatën me nënën e tyre. Tahir i thotë se nuk është faj i tiji që ka rënë në dashuri me Nefesin, dhe se tanimë që  më në fund shpëtuan nga Vedati, nuk mund të mendojë të shpëtojnë edhe nga vetë nëna tij. Mustafa mundohet ta kuptojë, por i thotë se tashmë nëna tyre është në moshë, nuk i dihet sa jetë i ka mbetur, dhe të mundohen të dy së bashku që t’ia gëzojnë jetën me aq sa kanë në dorë. Sen Anlat Karadeniz son bölüm ve 33. bölüm fragmanı

Të njëjtat gjëra si Mustafa, do i thotë edhe Asija Tahirit. Megjithëse gjithmonë është duke u ngàcmuar e duke bërë fjalë me vjehrrën e saj, kësaj here ajo i del në mbrojtje. Asija i thotë se gjendja shëndetësore e nënë Sanijes nuk është e mirë dhe as e fortë, ndaj duhet të bëjnë çmosin të gjithë së bashku që t’i rregullojnë punët pa démtuar asnjërën anë. Më pas do i telefonojë Fatih, nga celulari personal i Berrakut. Ai i thotë të bëhen gadi pasi të nesërmen në mëngjes,së bashku me Berrakun do vijnë për në shtëpi.

Nga ana tjetër është dashuria Muratit me Nazarin. I déhur, Murati mbërrin para shtëpisë së Nazarit. Në ato momente ajo po qante në krah të së motrës, Merxhanit, kur e telefonon Murati. Ajo e kupton se është i déhur dhe del t’i flasë. Me dorë në zemër Murati i shpreh dashurinë dhe Nazar i thotë se po dìgjet nga malli, dashuria dhe vuàjtja që është detyruar t’i japë fjalën të atit se nuk do shkojë pas tij, e më pas i lutet të largohet. T’ia bëjë dhimbjen paksa më të lehtë duke mos këmbëngulur. Me lòt në sy të dy, largohen nga njëri tjetri.Sen Anlat Karadeniz 33. yeni bölüm fragmanı yayınlandı!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*