Lot në Detin e Zi/ Asija zemërohet me Nefesin

Familja Kaleli është duke ngrënë mëngjes kur Ballëmi pyet për babanë e saj, Mustafanë. Ajo nuk e ka parë prej ditësh dhe kërkon të dijë ku është. E detyruar, Nefesi génjen duke thënë se Mustafai është në punë, pasi është ngrítur shumë herët si pàsojë e ngàrkesës. Fëmijët largohen për në shkollë ndërsa Nefesi pyet Asijen se deri kur do vazhdojnë të génjéjnë vajzën për të atin. E ofenduar, Asija làrgohet nga tavolina.

Sakaq, edhe në familjen e Xhemilit po kònsumòhet mëngjes. Xhemili merr një telefonatë nga Genxho. Ky i fundit i shpjegon se Xhemili ka të drejtë nëse i është zeméruar, por premton se atë mbrëmje do i bëjë vizitë familjarisht dhe çdo gjë do sqarohet. Pasi mbyll telefonatën, Tyrkani sërish kùndërshtòn për atë martesë, por më kòt. Nga ana tjetër, Meleku dhe Nilyferi janë larguar herët në mëngjes nga shtëpia për të shkuar tek Hazani.

Teksa largohet për në punë, Hazani shikon në oborr që Ferhati ka harruar portofolin e tij një mbrëmje më herët. Ato vendosin të takohen në një orar të caktuar, në oborrin e shkollës së Hazanit. Gjatë kësaj kohe, Nilyferi dhe Meleku diskutojnë se sa të vështirë do e kenë që t’ia dalin me Genxhon. Ai madje ka rregulluar raportin e ADN-së për bebenë që kishte në bark Zejnebi që vdíq, ish e dashura e Ferhatit.

Ai i ka bërë të raportojnë se bebeja i përket Tarikut, dhe kështu Ferhati do ndihet i ofénduar. Tariku mbërrin në shkollën e Hazanit ku ndodhet Ferhati dhe i jep vetë lajmin e përgjigjes së ADN-së duke uruar ironikisht Ferhatin gjoja se është bërë xhaxha, pasi Tariku është bërë baba. Ai humbet kontrollin dhe fillon ta dhùnojë. Nga ana tjetër, për Mustafanë do ndodhë diçka shumë e pakéndshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*