Lot në Detin e Zi/ Asija shpëton jetën e Nefesit dhe foshnjës së saj

Marrédhénia mes Ferhatit dhe Hazanit është vënë re dukshëm nga të gjithë por ato të dy nuk duan ta pranojnë. Fikreti i flet shpesh Ferhatit mbí Hazanin në veçanti dhe mbi femrën në përgjithësi, e cila është ilàç i plàgëve të një mashkulli. Që prej ditës kur Hazani ka shkuar në shtëpinë e Genxhos, Ferhati po reàgon edhe më shumë ndàj saj. Në një moment, ai e puth atë në buzë dhe Hazani nuk refùzon.

Koha kalon dhe Nefesit i afron momenti i lindjes. Ajo zgjohet në mes të natës dhe shikon që është gati të lindë ndàj duhet të shkojnë menjëherë në spítal. E gjithë familja gëzohet dhe alàrmohet njëherazi, duke qenë shumë entuziastë për ardhjen e bebes së re në atë shtëpi. Megjithatë, Tahirin dhe Nefesin i kàplon edhe fríka se si do shkojë derisa të vijë në jetë.

Për të shkuar në spítal, ato kërkojnë të kenë edhe Asijen me vete, për t’i ndihmuar me çfarë do qoftë nevoja. Teksa nis makinën me shpejtësi në mes të natës, Tahiri frénon pasi përpara kanë një péngesë të madhe. Si pàsojë e kohës, një pemë e madhe ka rénë në mes të rrugës duke e bllòkuar atë. Ambùlanca nuk mùnd të vijë ndërsa Nefesi nuk mund të présë më për të lindur.

E vetmja zgjidhje është: Ndihma e Asijes. Tahiri i përgjérohet që ajo të bëjë diçka pasi jeta Nefesit dhe e foshnjës janë në duart e saj. Me shumë fríkë, emocíon dhe drídhje, Asija kërkon ndihmën dhe fòrcën e Zotit për t’ia dalë mbanë në këtë përgjegjësi kaq të madhe. Pas një nate të pambarimtë, në mëngjesin e të nesërmes, Tahiri dhe Nefesi marrin në krahë fëmijën e tyre, Masallin. 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*