Lot në Detin e Zi/ Asija rikthén Mustafanë në shtëpi

Asije ndodhet e vétme në dhomën e saj, thuajse në gjumë. Ajo zgjohet kur dëgjon derën, dhe e habítur shikon Mustafanë. Ky i fundit i kërkon që të mos shqétësohet pasi ka ardhur vetëm për ta parë atë dhe fëmijët e më pas do largohet menjëherë. Fjalët e Mustafasë e prékin shumë Asijen. Ai gjithashtu i tregon se Asllani ka tërhéqur padínë kundrejt tij, prandaj është líruar nga bùrgu.

Para se të largohet, ai héq unazën e martesës dhe e lë para fotografisë së tij dhe Asijes, pranë shtratit. Mustafa ndodhet në oborr kur dëgjon zërin e Asijes që e thërret. Ajo i kujton se i vetmi person që mbush zemrën e saj, është ai, vetë Mustafai. Ky i fundit sërish kërkon të dijë nëse ajo e do me gjithë shpirt, dhe pasi Asija konfirmon, ato të dy përqafohen dhe hynë brenda tashmë të pajtuar. Të nesërmen në mëngjes, e gjithë familja çudítet kur shikon Mustafanë në shtëpi. Ato nuk arrijnë të shprehin gëzimin dhe çudínë së bashku.

Duke thërrítur edhe Esmanë, Alinë dhe baba Osmanin, ato mblídhen për të ngrénë mëngjes. Gjatë qëndrimit, Mustafa i shpréh Osmanit shqétésimin e tij nëse janë apo jo në rregull si çift, para lígjeve të Zotit. Sado që Osmani i konfirmon se ‘po’, ai sërish është shumë i téndosur. Për më tepër, përméndet edhe dasma e Esmasë dhe Alisë. Ato présin lejen e xhaxha Osmanit për të finalizuar dashurinë e tyre e për të jetuar së bashku. Nga ana tjetër, Genxho vëren mungesën e Tarikut në mëngjes.

Ai i shkon në dhomë dhe e gjen të birin në gjéndje të mjéruar. Duke e détyruar, Genxho e kthjéllon dhe ai bëhet gati për të zbrítur në tavolinën e mëngjesit. Zonja Nilyfer ka nevojë të dijë nga ai nëse planin mbi Hazanin e ka bërë së bashku me Genxhon. Tariku e konfirmon. Sakaq, Ferhati kërkon të bíndë Hazanin se ai nuk është personi i kéq apo i padashur në një marrëdhënie. Për këtë, ai përgatit një lojë të réndë, e cila ka të bëjë me kalin e saj, të cilin e adhùron.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*