Lot në Detin e Zi/ Ali kërkon martesën sa më parë

Mësuese Hazani ndodhet në shkollë kur përbàllet me një situatë àspak të këndshme për të, dhe as për personin përbàllë. Një nga nxënëset e saj, i prék fshéhurazi xhaketën që ka në zyrë, nga e cila nxjérr para. Sapo nxjérr paratë, ajo kthéhet për të ikur por bàllàfaqohet me mësuese Hazanin. Vajza mban kokën ulur duke u ndjérë shumë e tùrpëruar nga ajo që ka bërë, dhe të dyja së bashku shkojnë në zyrën e drejtorit të shkollës. Nxënësja u shpjegon se si qëndron gjéndja e shtëpisë së saj, për të cilën Hazani mérzitet shumë.

E lénduar nga fjala ‘hàjdute’ me të cilën drejtori i drejtohet, vajza del jashtë për të qàrë e vetme. Pas saj shkon Hazani dhe sapo bëhet gati t’i flasë, asaj i bíe të fíkët. Për fat të mirë, në atë moment ndodhet Ferhati pranë. Me ndihmën e tij ato e dërgojnë vajzën në spítal. Pasi e merr veten, dëshirojnë ta dërgojnë në shtëpi dhe të flasin me prindërit, por nëna saj e fríkësuar dhe në gjendje të tmérrshme fízike nga dhùna e ushtruar, nuk pranon të flasë.

Nga ana tjetër, të gjithë në familjen Kaleli po diskutojnë mbi ricélebrimin që Asija me Mustafanë do bëjnë, si pasojë e gabímit që Mustafai bëri ditë më parë. Ali shkon të marrë Esmanë për të qenë pjesë e cerémonisë së Asijes dhe Mustafasë, por Esma vëren që ai nuk është si gjithmonë. Fytyra tij është e vrenjtur dhe për këtë Esma këmbëngùl derisa ai i tregon se është mérzitur që ende nuk u ka ardhur rradha të martohen.

Me shumë dashuri, Esma i kujton se familjet e tyre kanë kaluar shumë perípeci dhe nuk ka qenë momenti.  Sakaq, Merxhani mbërrin në shtëpi dhe nëna e saj, Tyrkani, menjëherë e pyet mbi takimin me të fejuarin. Merxhani vendos të mbajë çdo gjë për vete dhe nënës së saj ia paraqet Tarikun si djalin më të mirë të mundshëm. Të njëjtën gjë bën edhe Tariku nga ana tjetër kur e pyet Genxho se si iu duk atij Merxhani. A do arrijnë të dy prindërit që ta kuptojnë se fëmijët e tyre po génjejnë?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*