Lojtari i Kombëtares tonë rrefuzon ftesën e grumbullimit

Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës. Mesfushori i Baselit i cili me shumë gjasa do të aktivizohej titullar në ndeshjen ndaj Andorrës në të cilën Klaus Gjasula është i skualifikuar, ka refuzuar ftesën e trajnerit Edy Reja me justifikimin se ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e fundit me Baselin në kampionatin zviceran. Një sjellje aspak profesioniste e Xhakës që nuk ka udhëtuar fare drejt Shqipërisë, diçka që duhet ta kishte bërë dhe më pas do të ishte stafi mjekësor i kombëtares kuqezi ai që do të vlerësonte gjëndjen e tij. Me këtë vendim të tijin Taulant Xhaka vështirë se do të grumbullohet më nga kombëtarja shqiptare në të ardhmen.

Sjellja e mesfushorit ka lidhje me faktin që Reja nuk e grumbulloi për sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë ndërsa nuk e shikon si një titullar fiks në skuadrën e tij. Për të zëvendësuar Xhakën nga sa mësohet nga lista e pritjes është thirrur Ergys Kaçe i cili ka një rol të ngjashëm me mesfushorin e Baselit por as ky i fundit nuk ka kthyer një përgjigje konkrete dhe nuk i është bashkuar ende kombëtares shqiptare. Ditën e sotme do të mësohet përfundimisht nëse do të ketë një zëvendësues për Xhakën apo jo./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*