Loja e fatit tim/ Zuhali merr làjmin se është shtatzënë

Mahiri mëson se Asija nuk di të përdorë biçikletën dhe vendos të mos e lërë ashtu, por duke e kthyer në një formë argëtuese, edhe të luajë me fëmijët edhe t’i mësojë asaj biçikletën. Të qeshurat e tyre teksa mësojnë, do i ndërpresë Nergisi që vjen me Xhemalin. Ajo nuk do që nëna saj të afrohet me Mahirin por të jenë familje si dikur, me baba Xhemalin. Ajo jo vetëm që i ndan, por edhe flet shumë ashpèr me Mahirin, duke i thënë se si ai, ashtu dhe Uguri, e kanë përfshirë shumë veten në lojën që po bëjnë, gjòja se janë fëmijët e tij.

Ajo i thekson se babai tyre është një i vetëm dhe ai quhet Xhemal Kaja. Mahiri nuk flet dot më gjatë pas Nergisit, por të gjithë siç janë, ulen për të darkuar. Gjatë gjithë darkimit, Zaideja i hèdh fjalë thúmbuese Asijes, mbi fëmijët, mbi babain e fëmijëve të saj e shumë gjëra të tjera, por askush përveç atyre që e dinë, nuk kupton asgjë. Asija nuk i përgjigjet fare, sepse vëmendja saj është tek dy vëllezërit, Uguri dhe Ahmeti, ku vëren se Uguri nuk po i afrohet fare Ahmetit. Përkùndrazi, po i sillet shumë ashpèr në çdo mundësi fjale.

Veçmas, Asija merr djalin e saj Ugurin dhe gjerë e gjatë, i shpjegon se Ahmeti nuk ka asnjë fàj në asgjë që u ka ndodhur atyre, prandaj nuk bën fare mirë që i sillet ashtu. Për të zbukuruar atë mbrëmje, për t’u afruar me Ugurin si dhe për të afruar Ugurin me Ahmetin, Xhemali vendos t’u hapë në ekran të madh, filmin e preferuar të tij dhe Asijes. Të gjithë fëmijët mblidhen në bahçe, bashkë me Asijen dhe Xhemalin, i cili kërcen nga lumturia e atij momenti. Zaideja i shikon nga lart, i tregon Nedretit dhe kjo e fundit merr Helinin, për t’iu bashkuar pjesës tjetër në bahçe, vetëm për të mos i lënë të vetëm.

Ajo pamje, do mérzisë edhe Mahirin, por Fikreti që ka pranë vetes, i kërkon t’i hapë sytë mirë e të kuptojë se në atë portret familjar, ai nuk ka vend. Ajo mbrëmje mbyllet me aq ndërsa mëngjesin e ditës tjetër, në dy anë të ndryshme do përjetohen dy bòmbà të mëdha. Fillimisht do jetë Nexhmiu që futet fshèhurazi në zyrën e Xhemalit, fotografon kontratën e qerasë që gjen mbi tavolinë dhe merr çelësat e shtëpisë, më pas do jetë Zuhali, e cila duke mos u ndjerë mirë, ka bërë disa anàliza në spìtal dhe po atë ditë, mëson se është shtatzènë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*