Loja e fatit tim/ Zaideja përmbush me mjeshtëri kërkesën e Raxhit

Raxhi shkon në shtëpi me shumë eùfori, për t’i treguar Zaidesë se ka zbuluar që Mahiri me Asijen nuk janë fare të martuar. Ai dëshiron të mësojë nëse fëmijët janë apo jo të Mahirit, ndaj për këtë kërkon ndihmën e Zaidesë, me provat që i duhet të marrë për të bërë tèstin e ÁDN-së. Zaideja ndjen një privilegj të madh për detyrën që i është ngarkuar dhe premton se do e sjellë në vend me shumë dinjitet. Zaideja e fillon punën që atë natë. Në darkim, ajo ngàcmon vazhdimisht Asijen, duke dashur t’a bëjë atë të reagojë sadopak, pasi Asija është gjithmonë e heshtur.

Zaideja përmend faktin që ajo dhe Mahiri nuk reagojnë kurrë me nèrvozizëm ndaj njëri tjetrit, por Asija sërish nuk reagon. Gjatë darkimit, Gylsymi do sjellë edhe një ushqim tradicional, për të cilin Helini tha që Xhemali e ka provuar në shumë vende dhe kurrë nuk e ka gjetur shijen që kishte provuar herën e parë. Atë natë, Xhemali do provojë të njëjtën shije sepse atë ushqim e ka gatuar Asija. Pas darkimit, Xhemali shkon në kuzhinë për të marrë sërish nga ai ushqim dhe aty gjen edhe Asijen, të cilën e pyet për përbërësin kryesor të atij ushqimi, gjë që më në fund, Asija ia thotë.

Pa e zgjatur më shumë bisedën me Xhemalin, Asija largohet për në dhomën e saj. Nga lodhja madhe, atë e zë gjumi menjëherë, por gjumin nuk do e bëjë aspak të qetë, sepse do shikojë màkthe të rènda me Xhemalin dhe Helinin. Në atë màkth, Xhemali e zgjon Asijen nga gjumi për të biseduar dhe në mes të natës në oborr, i tregon se nuk e ka harruar dot dhe është i gatshëm t’ia mbàthë me të dhe fëmijët por sapo Asija aprovon, Helini u shfaqet e përlòtur pasi ka dëgjuar gjithçka. Asijen e zgjon nga gjumi Mahiri dhe arrin t’a qetësojë.

Në mëngjesin e ditës tjetër, Zaideja do marrë sërish vëmendjen më të madhe. Ajo i lë të gjithë pa fjalë duke thënë se dëshiron t’ua mbushë ajo gotat e çajit. Zaideja e bën gjithë atë skenë vetëm që t’u marrë gotat fëmijëve dhe Mahirit, sepse i duhen për ÅDN-në që do bëjë dhe ia del. Pas mëngjesit, Gylsymi dërgon Asijen në pazar për blerjen e disa ushqimeve por Xhemali i vìhet nga pas. Ai, mes të tjerash i tregon se ka dashur të rikthehej përgjithmonë tek ato por Helini e kishte telefonuar duke i treguar se ishte shtatzënë dhe ai nuk donte të bràktiste një familje tjetër, siç e kishte bërë njëherë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*