Loja e fatit tim/ Xhemali dètyrohet të pranojë kërkesën e Nexhmiut

Mahiri me Fikretin dhe familjet e tyre janë angazhuar me përgatitjen e një feste modeste për ditëlindjen e Eminesë. Helini e mëson këtë nga Ouri dhe djali saj Ahmeti, ndaj vendos të bëjë edhe ajo ndonjë gjë për atë ditëlindje. Haruni e dëgjon dhe e përgëzon Helinin për mendimin, ndaj sëbashku vendosin t’i marrin një dhuratë. Nedreti i dëgjon, çuditet së tepërmi dhe kùndërshton, teksa thekson se nuk është parë gjëkundi që prònarët t’i bëjnë dhurata shérbëtorëve, por Haruni i kujton se për të, Emineja ka rëndësi tepër të veçantë.

Emineja ka rritur Mahirin, djalin biòlogjik të Harunit, ndaj atë nuk e shikon vetëm si punonjëse të shtëpisë. Ndërkohë në shtëpinë e saj, Emineja gjen festën e krijuar për të dhe emocionohet së tepërmi. Ajo i falenderon pafund si dhe përlòtet nga e gjithë festa që është menduar e përgatitur për. Në anën tjetër ndodhet Xhemali. Ai shkon të takojë Nexhmiun, të cilin nuk e mban mend nga Amasja, pasi asokohe Nexhmiu ishte ende fëmijë. Nexhmiu i tregon se si të gjithë i admironin në lagje ato të dy si çift dhe thekson se nuk e kupton përse ai e bráktisi Asijen dhe fëmijët. Xhemali fríkësohet për faktin që Nexhmiu di çdo gjë mbi të shkuarën e tij dhe të Asijes.

Duke parë fríkën në fytyrën e Xhemalit, Nexhmiu zgjedh që t’a kércénojë edhe Xhemalin. Në këmbim të heshtjes së tij, Nexhmiu kërkon një vend pune nga ai. I dètyruar, Xhemali e merr si shoferin e tij dhe të dy kthehen sëbashku në shtëpi. Ouri dhe Nergisi e shikojnë Nexhmiun në oborrin e shtëpisë dhe menjëherë fríkësohen, aq sa përlòten. Mahiri fillon ta grùshtojë Nexhmiun sapo e shikon, por Asija e ndalon. Ato futen brenda për të vijuar festën për Eminenë, ku tani edhe Helini do i japë asaj një dhuratë, për të cilën Emineja ndihet shumë në síklet. Haruni i thekson se ajo që ka bërë Emineja për të, duke i rritur djalin, nuk do ketë kurrë të paguar.

Teksa të gjithë janë të mbledhur në shtëpinë e Harunit, Esati sjell përgjigjen e anàlizave të ÁDN-së. Raxhi nuk i përgjigjet në telefonatë, ndaj ai troket në derë. Gylsymi hap derën dhe ia merr zarfin pa e dëgjuar mirë. Zarfi përfundon në duart e Harunit, i cili irrítohet nga Raxhi që ka bërë fshèhurazi anàlizat e familjes së Mahirit. Për habinë e Mahirit dhe Asijes, përgjigjet rezultojnë pózitive, sikur fëmijët janë të Mahirit. Por, Mahiri nuk shpëton nga fakti që ai nuk është i martuar me Asijen dhe për këtë sàjon një génjeshtër duke thënë se ka qenë në próbleme të mëdha në Rúsí dhe për të mos e përfshirë Asijen, janë divòrcuar vetëm me letra.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*