Loja e fatit tim/ Xhemali shpëton Mahirin nga kùrthi që i ngriti Raxhi

Merali dhe Asija bisedojnë në dhomën e kësaj të fundit, ku Merali i tregon se planifikon të zhvendoset në Stàmboll, për shkak të nevojës për punë. Gjatë bisedës së tyre, Mahiri futet në dhomë për pak dhe Merali komenton për të, tek Asija, duke shprehur një pëlqim të madh për të, sikur të ishte me të vërtetë bashkëshorti i Asijes. Pas përfundimit të bisedës, ajo del nga dhoma për t’u larguar por në korridor shikon Xhemalin, i cili i drejton dorën për t’i uruar natën e mirë, por Merali nuk ia jep dorën e saj dhe largohet.

Merali pret për Nexhmiun që t’a dërgojë në vendin ku po qëndron por ndërkohë që pret, Raxhi i shkon pranë duke i ofruar xhaketën e tij meqë ajo është në shi. Merali e falenderon por nuk e pranon, pasi ka mësuar se është i martuar. Zaideja i shikon nga dritarja duke biseduar dhe e krítikon Raxhin për këtë por Raxhi mohon të ketë ndonjë pëlqim për Meralin. Mëngjesin e ditës tjetër, të gjithë përshëndeten me Alixhanin që ka vendosur të largohet nga shtëpia për t’u transferuar në një konvikt, ku do vazhdojë studimet, vetëm për të qenë sa më i qetë dhe sa më larg Ilajdës.

Pas përshëndetjes, të gjithë kthehen në shtëpi. Një ditë më vonë është ditëlindja e Nergisit dhe kjo e fundit kërkon nga nëna saj që të festojnë jashtë shtëpisë, në mënyrë që të kenë edhe baba Xhemalin me vete. Asija i përgjèrohet që ajo të mos krijojë ëndrra pasi kurrë më nuk do jenë familje me të, por Nergisi përgjèrohet ende më shumë, duke kërkuar që ajo ëndërr të jetë e vërtetë vetëm për pak orë. Ndërsa vëllai saj që nuk di asgjë për babain e tij të vërtetë, i kërkon Gylsymit dhe Fikretit që të organizojnë një darkim për Asijen dhe Mahirin, sepse ai dëshiron që Mahiri të jetë me të vërtetë babai tij. Ndonëse Fikreti nuk është dakord, ai sërish aprovon.

Në anën tjetër, meshkujt e familjes ndodhen në kompani ku do kenë një ankànd të veçantë. Për të futur në kùrth Mahirin, Raxhi i dërgon fjalë konkurentëve përballë për çmimin që do ofrojnë dhe thotë se po ua tregon në emër të Mahirit. Ato fitojnë ankàndin dhe i tregojnë Harunit se e kanë falë djalit të tij, Mahirit. Ajo çështje kthehet në dèbat në familje sepse Mahiri nuk e pranon t’a ketë bërë atë tràdhti. Atij i qëndron në krah vetëm Asija dhe Helini, derisa Xhemali tregon të vërtetën sepse e ka parë Raxhin duke i dhënë një zarf Esatit. Pasi Haruni bindet se Raxhi e ka futur në kùrth Mahirin, ai e dèbon nga shtëpia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*