Loja e fatit tim/ Mahiri shtànget nga fjalët e Nergisit

Nergisi dhe Xhemali vijnë në shtëpi në momentin kur Mahiri sapo ka vendosur t’i mësojë biçikletën Asijes, në oborrin e shtëpisë. Të qeshurat mes tyre janë të pafundme, gjë që Nergisin e irrìton, sepse nuk duron dot t’a shohë nënën e saj pranë Mahirit, ndërkohë që baba Xhemali kërkon aq shumë që të jenë sëbashku një familje e vetme. Nergisi i ndan ato të dy dhe sapo mbetet e vetme me Mahirin, i kërkon që të mos sillet si Uguri, që është përfshirë në gènjeshtrën që vetë kanë sàjuar, pasi babai tyre është Xhemal Kajai dhe jo ai.

Mahiri shtànget i tëri nga fjalët e Nergisit por edhe nuk e kùndërshton dot, duke e ditur se ajo ka të drejtë në ato çfarë thotë. Brenda në shtëpi, teksa hanë të gjithë sëbashku, Zaideja vetëm hèdh thùmbime për Asijen dhe Xhemalin, ku gjysma e tavolinës e di për çfarë bëhet fjalë dhe gjysma tjetër jo. Asija në atë tavolinë nuk i përgjigjet Zaidesë por vëren se djali saj Uguri po sillet shumë ashpèr me Ahmetin, ndaj e merr veçmas që t’i flasë. Uguri tregon përse nuk e do më Ahmetin ndërsa Asija e bind se Ahmeti nuk ka asnjë fàj, në asnjë aspekt, ndaj nuk duhet t’i zemëròhet atij.

Për t’u afruar me Ugurin por edhe për të kaluar kohë me të gjithë familjen e tij, Xhemali vendos të hapë një film në bahçen e shtëpisë, ku do u bashkohet edhe Asija, për hir të fëmijëve. Pamja e asaj familjeje të mbledhur, do tërheqë vëmendjen e Zaidesë, do lèndojë Mahirin dhe do irrìtojë Nedretin, e cila merr Helinin dhe u shkon atyre pranë, gjòja në mënyrë të pafàjshme por qëllimi është vetëm t’u prìshë ngrohtësinë familjare. Askush nuk i thotë dot gjë atyre, por Nergisi, në formë revòlte, ngrihet dhe largohet fare që aty.

Mëngjesin e ditës tjetër, Xhemali do marrë një telefonatë nga Nexhmiu, por vendos të mos i përgjigjet, prandaj Nexhmiu i shkon vetë në zyrën e tij, pa pritur që ai t’i përgjigjet. Teksa qëndron në zyrë, ai shikon mbi tavolinë një fletë, ku qartazi duket kontrata e shtëpisë me qera që Xhemali ka marrë. Nexhmiu merr çelësat, grìs fletën e parë të kontratës dhe largohet, pa i treguar gjë Xhemalit. Paralèlisht, Zuhali po bën një kontroll mjèkësor, nga ku zbulon se shqètësimi që ajo ka ndjerë së fundmi, ka ardhur për shkak se ajo është shtatzënë, làjm që e lë pà fjalë Zuhalin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*