Loja e fatit tim/ Mahiri dèbaton ashpèr me vëllain e tij për Asijen

Zaideja shòkohet e tëra kur kupton se Nedreti ka qenë gjatë gjithë kohës në dijeni të martesës së Asijes me Xhemalin dhe për më tepër, nuk e lejon atë që t’a flasë me njeri. Serioziteti me të cilin Nedreti e urdhëron Zaidenë të mos flasë, e frìkëson atë dhe e bën që të bindet. Gjatë asaj kohe, bashkëshorti i Zaidesë dhe të tjerë vijojnë të presin pas derës së sallës ku po operohet Nexhmiu, derisa marrin làjmin e mirë se operacioni tij ka përfunduar me sukses dhe ai nuk ka asnjë rrèzik për jetën. Rrjedhimisht, edhe Emineja është më e sigurtë nga arrèstimi dhe bùrgosja.

Ato shkojnë sëbashku në shtëpi, ku po presin Asija me Fikretin dhe Gylsymin. Alixhani vrapon për tek gjyshja tij, për t’i kërkuar falje për çfarë kaloi ajo, pasi e ndjen veten fàjtor për atë ngjarje. Emineja i betohet se ai nuk ka asnjë fàj dhe e largon Alixhanin që aty, por Fikreti merr fjalën dhe thotë se nëse ka një person të vetëm që ka fàj, ajo është Asija. Mahiri i hàkërrehet vëllait të tij për t’a mbrojtur Asijen, por Fikreti vazhdon me akùza, se si Nexhmiu erdhi deri aty sepse po ndìqte Asijen. Gjendja mes dy vëllezërve agràvon shumë, ndaj Asija e largon Mahirin që aty.

Mëngjesin e ditës tjetër, Mahiri shkon me të shpejtë tek Nexhmiu, për t’u siguruar se ai nuk do ngrejë pàdi kùndër Eminesë që u bë shkak që ai të bìnte nga shkallët. Heshtja e Nexhmiut, si përherë do blihet kùndrejt një shume parash që Mahiri ia siguron atij. Pas largimit të Mahirit, në dhomën e Nexhmiut do vijë vjehrri tij Raxhi, me një letër në duar. Ai mban protòkollin e divòrcit dhe pa asnjë para në dorë, ai e bën Nexhmiun që të firmosë, duke e kèrcènuar me jetën e tij. Nexhmiu firmos dhe Raxhi largohet duke i bërë të qartë se asnjëherë më nuk duhet t’i dalë përpara Ilajdës.

Që aty, Raxhi shkon në kompaninë e tij. Atë ditë, ai do mikpresë një kliente të veçantë, e cila është shtètase e huaj. Merali i shikon nga larg duke folur e duke qeshur me njëri tjetrin, gjë që e acàron së tepër. Me xhèlozi, ajo u afrohet, për të mos i lënë të vetëm, por përfundon duke u bërë qèsharake, sepse Raxhi nuk ka asgjë me të. Sakaq në shtëpi, Uguri bëhet xhèloz për marrëdhënien mes Xhemalit dhe Ahmetit, prandaj dhe fillon të sillet shumë ashpèr me Ahmetin. Edhe Helini ndërhyn dhe përpiqet t’a rregullojë situatën mes tyre, por nuk ia del dot.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*