Loja e fatit tim/ Mahiri dhe Asija shòkohen nga përgjigjet e anàlizave

Xhemali shkon të takojë Nexhmiun që është akomoduar në hotelin e Dermihanëve. Ai kupton se Nexhmiu është në dijeni të të kaluarës së tij me Asijen. Ai nuk e mban mend Nexhmiun pasi vite më parë, Nexhmiu ishte thjesht një fëmijë, por Nexhmiu i tregon se si ato si fëmijë e admironin martesën e tyre, ndaj dhe janë shokùar kur ai e bráktisi Asijen me fëmijët. Nexhmiu që ka mësuar se askush nuk e di që Xhemali dhe Asija kanë qenë të martuar, vendos t’a përdorë atë fakt dhe e kércénon Xhemalin, me të fshèhtën e tij më të madhe. Xhemali duhet t’a marrë si shoferin e tij personal, përndryshe të gjithë do e mësojnë që ka qenë i martuar me Asijen.

Pas parave që zhvàti nga Mahiri, tani Nexhmiu pozicionohet si shofer. Qëllimi tij i ardhshëm, është të bëjë për vete Ilajdën dhe hapin e parë e hedh me sukses. Mahiri dhe fëmijët shòkohen kur shikojnë Xhemalin që vjen në shtëpi me Nexhmiun. Fëmijët përlòten nga frìka ndërsa Mahiri përlèshet me Nexhmiun, derisa Asija i ndan. Ajo i kërkon t’i qëndrojë sa më larg dhe të fokusohen tek festa që po përgatisin për ditëlindjen e Eminesë. Për ditëlindjen e Eminesë, janë përkujdesur edhe Helini me Harunin. Nedreti ka qenë shumë kùndër dhe ka bërë maksimumin për t’a ndaluar márrëzinë e tyre, por nuk ia ka dalë.

Kështu, Emineja fillimisht pritet me një festë surprizë në shtëpinë e saj, ku emocionet nga kallabllëku që e rrethon dhe mundimi që kanë bërë për të, më pas shkojnë të gjithë së bashku në vilë, ku edhe Helini do i japë dhuratën, në emër të familjes së saj. Emineja ndihet në síklet dhe thotë se dhurata është e tepërt, por Haruni thekson se ajo i ka rritur djalin atij, ndaj gjithmonë do jenë në bòrxh kùndrejt saj. Ndërkohë në derën e shtëpisë troket Esati që ka sjellë përgjigjet e anàlizave, por Raxhi nuk i përgjigjet në telefon. Gylsymi ia merr nga duart sapo merr vesh se është për Raxhin dhe ia mbyll derën duke i thënë se janë të zènë.

Para Raxhit, letrën e merr dhe e hap Haruni, i cili shòkohet kur shikon se ai u ka bërë anàlizat fëmijëve e Mahirit, por ende më shumë shòkohet Mahiri me Asijen kur anàlizat tregojnë se Ouri dhe Nergisi janë fëmijët e tij. Megjithatë, Raxhi e zè kèq Mahirin duke i përmendur faktin që ai dhe Asija rezultojnë të jenë beqarë, por Mahiri jústifikohet mjaftueshëm duke thënë se janë divòrcuar në Rùsì për shkak të disa próblemeve që Mahiri ka pasur dhe që Asija të mos rrézikohej duke u përfshirë, ato duhet të divòrcoheshin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*