Loja e fatit tim/ Asija akùzohet si fàjtore nga Fikreti dhe Gylsymi

Mahiri me Eminenë dhe Raxhin, vijojnë të qëndrojnë para sallës së operimit të Nexhmiut, me shpresën se ai nuk është dèmtuar shumë, se do dalë shëndoshë e mirë dhe Emineja do shpëtojë nga bùrgosja. Për fat, orët e pritjes marrin fund dhe làjmet janë pozìtive, Nexhmiu e ka kaluar rrezìkun për jetën dhe operacioni është përfunduar me sukses. Por gjatë asaj kohe, dikush po akùzohej për atë ngjarje. Ajo është Asija, që po merrte pafund akùza nga Fikreti. Kur kthehen në shtëpi Mahiri me Eminenë, kësaj të fundit i hìdhet në qafë Alixhani.

Ai qàn me dènesë duke menduar se ai vetë është fàjtori i asaj ngjarjeje, por Emineja i betohet se ai nuk ka të bëjë. Pas largimit të tij nga salloni ku po qëndrojnë, Fikreti rihap temën e fàjtorit dhe thotë se po të mos kishte qenë Asija në jetët e tyre, as Nexhmiu nuk do u ishte vènë nga pas. Mahiri mbron me mish e me zemër Asijen, por Fikreti insiston në fjalët e tij. Fakti që Gylsymi mbron Fikretin, e shòkon Mahirin, por Asija arrin t’a marrë dhe t’a largojë që aty, pa agràvuar më tepër situata. Kur shkojnë në dhomën e tyre, Mahiri nuk e lejon kurrsesi Asijen që ajo t’a mbajë veten për fàjtore.

Mëngjesin e ditës tjetër, Mahiri do shkojë për të parë gjendjen e Nexhmiut. Ky i fundit është përmendur dhe mëse i kthjellët, kërkon para që të heshtë para pòlìcisë e të mos japë emrin e Eminesë si fàjtorja kryesore. I dètyruar, Mahiri pranon sepse është i kèrcènuar edhe në forma të tjera nga Nexhmiu. Pa qëndruar gjatë, Mahiri largohet që aty ndërsa vendin e tij do e zèrë Raxhi. Qe herët në mëngjes, Raxhi është takuar me avòkatin e familjes dhe ka caktuar protòkollin e divòrcit të Ilajdës nga Nexhmiu. Me atë letër në dorë, ai shkon tek Nexhmiu, që mbi letra, vijon të jetë bashkëshorti i Ilajdës.

Fillimisht Nexhmiu refuzon të firmosë. Ai thotë se nuk do largohet nga ajo martesë e màjme, pa përfituar asgjë, por Raxhi, me një jastëk që tenton t’a mbýsè, e frìkëson mjaftueshëm aq sa ai të pranojë e të firmosë, vetëm që të shpëtojë jetën e tij. Që aty, Raxhi shkon në kompani. Ai takohet me një kliente të hershme të tij, e cila është shtètase e huaj por shumë e rëndësishme. Si rrallë herë më parë, mes saj dhe Raxhit nuk ka pasur asnjë situatë flìrtimi por pamja e tyre pranë njëri tjetrit, do ngjàllë një xhelòzi të madhe tek Merali që i shikon nga larg dhe vendos t’u shkojë pranë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*