Liria reagon pas shitjes së Muriqit te Lazio: “Ka qenë i joni, duam 900 mijë euro!”

Vedat Muriqi këtë verë vendosi të lërë Fenerbahçen dhe të transferohet në klubin e Lacios në këmbim të 18 milionë eurove, plus dy të tjerave në formë bonusesh. Ky transferim vendosi menjëherë në lëvizje klubin e Teutës dhe Besës, që e kanë patur pjesë të tyre Muriqin para se të mbushte 23 vjeç dhe rregullat e FIFA-s parashikojnë se ata duhet të marrin një përqindje të vogël të vlerës së shitjes (Teuta 270 mijë euro, Besa 90 mijë euro).

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar Liria e Prizrenit, ku Muriqi ka kaluat plot 6 vite. Ky klub deklaron se Fenerbahçe duhet tu japë 5% të vlerës së shitjes, që konsiston me 900 mijë euro. Ata tregojnë se kanë autorizuar përfaqësues ligjor për të arritur të marrin paratë që meritojnë.

“Ne kemi dokumentin që e vërteton se Muriqi ka qenë futbollist i joni nga viti 2006-2012. Po ashtu ne kemi kontratën profesionale dhe kartonin e futbollistit që njihet si pasaportë e futbollistit. Kemi edhe vërtetime të tjera dhe kemi procesverbalët e ndeshjeve kampionale në Kosovë ku ka luajtur Muriqi. Prandaj ne do ta marrim 5 për qind të shumës.

Ne i kemi angazhuar edhe dy avokat holandez dhe disa këshilltar që do të mirren juridikisht dhe ligjërisht me këtë transfer. Por, jo vetëm me kaq, ne do të kërkojmë 5% të Muriqit në çdo transfer tjetër pasi që lojtari ka ndërruar disa skuadra edhe në të kaluarën”, shkruan në deklaratën e tij klubi nga Prizreni. Burimi: /vipsport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*