Kuzgun/ Selçuku çon Kuzgunin në gjurmët e Fermanit

Kumru nuk arriti të marrë nga Dervishi përgjigjet e pyetjeve që donte ndaj dhe tenton të gjejë një rrugë tjetër. Ajo arrin të hyjë fshehurazi brenda zyrës së tij. Fillimisht dëgjon që aty do vijë Dila. Ajo ka 2 gjëra për t’i transmetuar Behram Adivarit. E para është që kërkon ta shohë personalisht, dhe e dyta të dijë se tashmë Dila nuk punon më për të. Dhe për më tepër, Dila i lë të dijë Dervishit se e përbashkëta tij dhe Behramit është se e kanë marrë Dilën si një person të dobët, dhe janë gabuar.

Më vonë, ajo është tërrësisht vetëm në dhomat e Dervishit. Ajo do rrëmojë në sendet e tij dhe do gjejë një letër nga babai saj Jusufi. Në të shkruan se ndonëse ka kërkuar ndihmë nga ai për të gjetur Kuzgunin, nuk do të thotë se marrëdhënia tyre baba-bir do rregullohet. Kështu, Kumru mëson se ai është gjyshi tij, por nuk do ndalet. Ajo vazhdon kërkimet por nuk e di se Kumrunë vetë po e ndjek Dila, për ta çuar tek Behrami, pasi Dila e di se Behrami është gjyshi tyre.

Selçuku mbahet ende pèng nga Kuzguni, duke e ruajtur Xhihani. Ky i fundit, bën rolin sikur e zë gjumi, lejon vetë Selçukun të ikë, dhe menjëherë i vihen pas për ta ndjekur se tek kush do shkojë dhe me kë do takohet. Ai ikën dhe takohet me ndërmjetësin e Fermanit për t’i transmetuar arsyen e rrèmbimit të tij, dhe këtë takim do ia përcjellin Kuzgunit dhe Xhihanit, njerëzit e tij që po ndjekin Selçukun.

Kuzguni takohet me Behramin dhe ai i kërkon të nisë makinën për në një destinacion të caktuar. Ajo është një shtëpi e madhe, një vilë e vjetër brenda së cilës fshihen shumë të vërteta. Brenda vilës, pas Kuzgunit do shkojë Kumru, dhe pas tyre, fshehurazi do shkojë Dila. E vërteta që fshihet aty, është se ajo ka qenë shtëpia babait të tyre, Jusufit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*