Kuzgun/ Seda nuk mund të divòrcohet nga Ali

Puthja e Gyneshit me Kuzgunin ka bërë një bujë të madhe, të pakapërdishme për të gjithë përveç asaj vetë. Teksa diskutohet në shtëpi, Gynesh mundohet të japë justifikime të ndryshme derisa nuk mundet më dhe pranon që ka rënë në dashuri me Kuzgunin. E ëma thuajse çméndet dhe assesi nuk mundet ta aprovojë këtë marrëdhënie. Neshe mundohet t’i shpjegojë së bijës se nuk mund të funksionojë kjo marrëdhënie por ajo réfuzon të bjerë dakord për çfarë do që t’i flasin duke thënë se dashuria saj është e pastër dhe nuk ka pse të péngohet nga prezenca Dilës apo kujtdo tjetër.

Kartalli ndihet më i sigurtë se kurrë për marrëdhënien dhe ndjenjat që ka ndaj Sedasë, me bindjen se i ka edhe ajo ndaj tij. Ai shkon ta marrë kur Seda del nga palestra. Seda, sakaq, nuk e pret këtë veprim por shkon pas tij. Ato bëjnë gjiro të gjatë derisa ai e shoqëron në shtëpi. Kartall kërkon të dijë përse ajo vazhdon të jetë e martuar me Alinë. Seda i thotë se Ali ka shumë pushtet dhe nëse do i sillej kundër asaj, do e ndànte pa ia dhënë të bijën dhe Seda nuk mund të rrézikojë largimin dhe shképutjen nga vajza saj. Më pas ai e lë afër shtëpisë, ku dhe do i shikojë Shermini.Burcu Biricik and Baris Arduç in 20.Bölüm (2019)

Kumru do sillet rreth e rrotull me kolegun e saj për të mësuar diçka më shumë rreth Neshesë dhe letrës që ajo i ka dhënë nënës së saj. Këto kërkime do shkojnë deri në orë të vona, fakt ky që do névrikosë Xhihanin. Por, kolegu saj do bëhet shkak që të njoftojë Kuzgunin në kohë për një kontroll pòlicor që do bëhej në zonën e tij ku dhe ka krijuar sallën e kùmarit. Ai boshatis sallën dhe pòlicia kthehet mrapsht duke mos gjetur asgjë. Me këtë veprim, Ferrati do fitojë pëlqimin e Kuzgunit, por gjithashtu do bëjë që Xhihanit t’i shtohen dyshìmet.

Nga ana tjetër, Dila mundohet ta fshehë dashurinë e madhe që ka për Kuzgunin dhe hiqet sikur nuk ka asnjë problem personal për atë çka ndjen Gyneshi për të. Por, sado që ta fshehë, do jetë e pamundur të mos vihet re. Gynesh do postojë një foto në rrjete sociale ku tregon se ndodhet në dhomën e Kuzgunit. Fotoja do mbërrijë edhe tek njoftimet e Dilës, e cila nuk do mundet as të qëndrojë më në kafenenë ku ndodhet me shoqen e saj, nga ideja se pranë Gyneshit mund të jetë edhe Kuzguni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*