Kuzgun/ Ortakët e Behramit hidhen në erë nga Kuzguni

Ndonëse marrëdhënia mes Sedasë dhe Aliut nuk ka qenë asnjëherë ajo që duhet të kishte qenë mes një çifti normal, kjo nuk ka ndikuar aspak në formimin e një miqësie të mirë mes saj dhe Dilës. Kjo e fundit e ka njohur të vëllanë, ndaj dhe nuk ka fàjësuar asnjëherë Sedanë. Duke qenë në të tilla kushte, dhe me ngjarjet e rénda të ndodhura së fundmi, Dila ka ndjerë pranë vetes më të afërt Sedanë. Ajo i tregon se sa i rréh zemra ende për Kuzgunin dhe se martesa me Fermanin është ndër gjërat më të padëshiruara për të, por ka tentuar të ecë me mendje e jo me zemër. Seda do e dëgjojë me vëmendje, dhe do e këshillojë që të dëgjojë zërin e zemrës.

Ndërsa Kumru do ndikojë për të ndryshuar diçka shumë të madhe mes marrëdhënies së Kuzgunit me Dilën. Atë e vret ndërgjegjja për diçka jo të mirë që ka bërë në të kaluarën, e cila ka shkàktuar jo pak dém. Duke mos parë asnjë rrugë tjetër si lirim të mendjes e shpirtit, Kumru i rréfen vëllait të saj që ka qenë ajo që e ka dërguar Dilën në vendndodhjen ku do bëhej transporti drògës i urdhëruar asokohe nga Behrami dhe se ka qenë pikërisht Kumru ajo e cila ka bërë denòncimin në pòlici, duke sjellë Kudretin me skuadër po në vendngjàrje. Kjo e vërtetë e madhe do e shòkòjë Kuzgunin i cili menjëherë do mendojë se i paska bërë Dilës padréjtësi.

Nga ana tjetër, Gynesh, ka qenë gjithmonë një natyrë shumë e ndjéshme, që nuk ka pranuar mungesën e dashurisë ndaj personave që ajo ka dashur, ndaj dhe ka gjetur léndimin e vetes si të vetmen rrugëzgjidhje. Kësaj rradhe, sërish dashuria saj është e pamundur. Ajo dashuron Kuzgunin dhe nëna saj, Nese, e di se kjo nuk do ketë asnjë të ardhme. Ajo ka frìkë se mos e bija saj do bëjë sërish ndonjë tentàtivë për vetëvràsje. Kështu, Nese do bindë Fermanin se duhet ta shtrojnë në spitàl, për të marrë mjékimet dhe trajtimin e duhur të psikologëve, derisa të rikthehet në normalitet. Së fundmi, Nese do arrijë të bindë edhe të bijën që t’i nënshtrohet vullnetarisht këtij kujdesi mjekësor, për të mirën e saj.

Sakaq, Kuzgun me Xhihanin kanë gjetur zgjidhjen ideale dhe më të drejtën e mundshme për të mbajtur ose élimìnuar ortakët e të ndjérit Behram Adivar. Si fillim ai rregullon në një cep të dhomës një bòmbë që kòmandòhet nga telefoni tij. Ai e vendos në dhomën ku të gjithë ish ortakët e tij do mbledhen dhe dërgon Xhihanin. Ky i fundit, i parashtron se nëse nuk duan që ai t’a plasë bòmbën, duhet të japin fjalën se hàkmàrrja është mbyllur me kaq. Ato japin fjalën dhe sapo Xhihani largohet, bisedojnë me njëri tjetrin se nuk do e mbajnë aspak fjalën e dhënë. Këtë do e dëgjojë Kuzguni nga përgjùesi që ka vënë në bòmbën ende të pashpërthyer në dhomë, dhe menjëherë do japë urdhërin e aktivizimit. E gjithë godina do hidhet në erë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*