Kuzgun/ Merjem mëson tradhëtinë e Jusufit

Dila është e lodhur shumë nga jeta e saj e mbushur me àrmë, kùrthe, màfiozë  dhe rrézikshmëri të pandalshme. Kjo është një nga arsyet e vetme dhe shumë të rëndësishme që ajo nuk pranon dot të bashkohet me Kuzgunin. Ajo ka parë tek Fermani një mashkull të punës, të ndershëm dhe që nuk bën asgjë për të rrézikuar jetët e të tjerëve. Ndonëse nuk ndjen asgjë për të, Dila ka detyruar veten që të pranojë një martesë dhe jetë krah Fermanit, për siguri qetësie dhe jete.

Sakaq, Ferman bën çdo gjë për të patur Dilën të tërën për vete. Çdo detaj është i menduar, çdo fjalë e lëvizje. Së fundmi, ai i dhuron asaj një varëse. Varësja i ka përkitur nënës së Fermanit kur ajo ishte gjallë. Një admirim shumë i madh i Fermanit ndaj Dilës do bëjë që Fermani t’ia japë asaj këtë varëse me kaq shumë vlera kujtimesh dhe shpirtërore. Dila, thellë në shpirt nuk do që ta pranojë, për të mos u afruar edhe më tepër por nuk gjen asnjë rrugë tjetër veçse ta pranojë dhe të sforcojë veten që ta pëlqejë Fermanin.

Ndër gjërat që Dila nuk di, është se bashkëshorti pretendent i ardhshëm, nuk është aq i pastër sa ajo mendon. Ai po bën çdo lloj plani për të nxjerrë Kartallin nga bùrgu. Dhe ia arrin. Ditën e gjyqit Kuzgun mbërrin me vonesë. Jo nga neglizhenca por sepse është duke u munduar të rregullojë të gjitha punët. Kartall sërish është i acàruar me të që nuk gjeti kohë për të. Kuzgun e telefonon por ai i flet ftohtë dhe me pas ia mbyll. Pas Kuzgunit, Kartall telefonon Sedanë. Të dy gëzohen shumë duke ia dëgjuar zërin njëri tjetrit dhe Seda më shumë, e cila nuk e priste fare lirimin e tij.

Nga ana tjetër, tezja e Fermanit ruan një sekret shumë të rëndësishëm. Ajo nuk e ndan me askënd pasi nuk i di pasojat, por në të njëjtën kohë tenton pafund për të ndaluar àrmiqësinë mes Fermanit dhe Kuzgunit. Duke mos patur rrugë tjetër, ajo shkon tek Merjemi, nëna Kuzgunit. Në dorën e tezes së Fermanit ndodhet një letër për të. Në sipërfaqe të letrës ka të shkruar ‘ Djalit tim Fermanit’. Brendësia e asaj letre, do çojë Merjemin në gjendje të fikët. Ajo kupton se Jusufi nuk kishte qenë tërësisht i sinqertë ndaj saj. Ai kishte patur një fëmijë me dikë tjetër, një djalë, i cili është Fermani.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*