Kuzgun/ Merjem merr përgjigjen që kërkon nga Kuzguni

Dila është në gjendjen më të kèqe që mund të ketë qenë ndonjëherë. Ajo kërkon të përshëndetet me të atin para se ta várrosin dhe të mos e shohë më. Ajo shkon pranë trupit të tij në mòrg, dhe duke sjellë në mendje gjithë kujtimet e bukra me të, ajo këndon ninullën që ato ia këndonin njëri tjetrit gjithmonë. Në po atë gjendje Dila shkon në shtëpi, vetëm, pa praninë e Kuzgunit. Si të mos mjaftonte dhímbja, Dilën nuk e lë rehat Shermini. Ajo kërkon të dijë nga Dila më tepër nga vdèkja e Rifatit si dhe i kujton se në këto momente të vështira, Kuzgun nuk është pranë saj. Por pranë saj do rrijë Seda, e cila do mundohet ta kuptojë dhe e pyet nëse këtë ia bëri Kuzguni, por ajo i përgjigjet se ka frikë ta pyesë, pasi dyshon se do i japë përgjigje pozitive.

Pranë Alisë në bùrg do shkojë Selçuku. Tashmë është e qartë se ai punon njëkohësisht edhe për Fermanin, personazhin misterioz ende të pashfaqur në ekran. Ai do e pyesë nëse Ali e ka pranuar ofertën e Fermanit, dhe Ali përgjigjet me ‘Po’. Në ditën e varrimit, Ali do i ngjallë shpresat Dilës duke e parë Fermanin si dritën jeshile të jetës së tyre, larg Behramit. Po aty, pasi mbetet tërësisht vetëm, Dila flet me zë shumë të lartë duke iu drejtuar Kuzgunit si fitimtar të kësaj beteje të përgjákshme.

Kuzgun shkon në mbrëmje tek familja tij. Merjem është e acáruar dhe nuk lejon të flitet në tavolinë mbi vdèkjen e Rifatit si një shkak lumturie. E gjithë pesha shpirtit të saj është nëse e ka vrárë i biri apo jo. Pasi dërgon në dhomë Kumrunë dhe Kartallin, Merjem pyet direkt Kuzgunin. Ai thotë se nuk e ka bërë ai dhe kështu Merjem fillimisht ndihet më e qetë, por Kuzgun do vazhdojë të thojë se sikur të ishte në dorën e tij, do e tòrturònte dhe do arrinte ta bënte që frymën e fundit, ta lështonte në bùrg.

Dila ka nevojë për qetësi dhe vende që e lidhin më shumë me kujtimet për të atin. Ajo shkon në shtëpinë e tyre të vjetër, në lagjen ku janë rritur me Kuzgunin. Ky i fundit e pret në rrugë, por rrugët e tyre ndahen vetëm me shikime. Ndonëse Dila ka shumë nevojë për të, ai nuk guxon t’i afrohet. Me të hyrë Dila në shtëpi, ajo ulet në tokë dhe fillon të qajë me dënesë për situatën ku ndodhet, pa ditur se pas derës së saj qëndron Kuzguni, i cili pret aty derisa e merr gjumi. Sakaq, Behrami ka kuptuar se Selçuk punon për Fermanin dhe dërgon njerëz për ta grábitur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*