Kuzgun/ Kumru ndjek nënën e saj

Kuzgun mbledh familjen e tij në tryezë për mëngjes. Ai u lë të dijë se brenda ditës do vijnë rezultatet e analizave që ai ka urdhëruar të bëhen për të vërtetuar nëse personi brenda atij vàrri është Jusuf Xhebexhi ose jo. Sërish, Kartall është i ftohtë dhe nuk jep ndonjë reagim. Më vonë, telefonata për përgjigjet do vijë për Kuzgunin. Personi përgjegjës për këto analiza i thotë se trupi brenda atij vàrri i përket babait të tij, Jusufit. Jo shumë larg Kuzgunit ndodhet Fermani i cili po e sheh atë.

Në dorë, Ferman mban ende plùmbin me të cilin i mori jetën babait të tij, Jusufit, duke mos e ditur ende se ai ka qenë i ati. Sakaq, Nese dëshiron të bëjë me nipin e saj, Fermanin, një bisedë që e shqetëson atë mbi të bijën. Ajo i thotë se ka vënë re dhe dyshon se Gynesh ka rënë në dashuri. Sipas Fermanit kjo është diçka e mirë dhe jo për t’u shqetësuar, por Nese thotë se kjo marrëdhënie e re që Gynesh ka krijuar, e ka bërë atë që të ndryshojë tërësisht stilin dhe jetesën e saj dhe se është bërë enigmatike.Image may contain: 2 people, beard and indoor

Duke marrë parasysh fjalët e tezes së tij , Ferman vendos një person në ndjékje të Gyneshit menjëherë. Një telefonatë do vijë edhe për Merjemin gjithashtu. Është sërish Nese. Nga biseda e ndërprerë dhe e papërfunduar e një dite përpara, ajo kërkon që ta çojnë në fund atë të vërtetë aq të madhe.

Nese dhe Merjem takohen dhe kjo e fundit mëson gjithçka që ka ndodhur me Jusufin dhe Fermanin, dhe lidhjen e tij me të birin, Kuzgunin. Merjem nuk e di që atë po e ndjék e bija, Kumru. Sapo ikën Neseja, Kumru shkon pranë së ëmës dhe i kërkon t’i tregojë çdo gjë që ka folur me atë grua. A do mundet Merjem të mbajë ende të fshehtë nga Kumru se çfarë ajo ka mësuar?Image may contain: 2 people, people standing and beard

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*