Kuzgun/ Kartall mëson se kush është gjyshi tij

Kuzgun ka arritur të hyjë në shtëpinë e Fermanit, bashkë me Xhihanin. Ai fillon të kontrollojë për të mësuar ndonjë të re dhe ndër gjërat që ndodhen në sallonin e Fermanit, do shohë një fotografi. Në të ndodhet babai tij Jusufi dhe Fermani, dhe fotoja i takon vitit 2001. Në atë vit pretendohet se ai do kishte qenë i vdèkur, ndaj dhe i lind dyshimi nëse babai tij është gjallë. Ai merr një gotë të përdorur që ndodhet në banak dhe e dërgon tek gjyshi tij Behrami për të bërë të gjitha analizat e mundshme për të parë lidhjen e personit që ka pirë gotën, me baba Jusufin.

Dila do takohet me Behramin. Ndonëse ajo ka kërkuar të heqë dorë nga të punuarit me të, sërish Behrami ka një ofertë për të. Ai e di se Ferman ka kërkuar bashkëpunim nga Dila për ta gjetur atë, ndaj dhe i ofron diçka edhe më të thellë; të pranojë ofertën e Fermanit, por me máshtrim, që në përfundim të misionit, t’i japë Fermanin Behramit, dhe kështu ajo do fitojë lirinë e plotë nga Behrami dhe s’do jetë e detyruar të punojë për të.

Sakaq, Kumru kërkon llogari nga Kuzguni. Ajo do të dijë se që kur e di Kuzguni se Dervishi është gjyshi tyre dhe përse nuk i ka treguar familjes për të. Kuzgun i tregon së motrës se ai është njëri tërësisht ndryshe nga se ç’duket. Këtë e dëgjon dhe e mëson Merjemi. Ajo trònditet dhe e ndan lajmin edhe me Kartallin. Ky i fundit bashkë me Kumrunë, i kërkojnë llogari Kuzgunit se nëse ai e di se çfarë njeriu është, përse vazhdon të ketë punë me të.

Nga ana tjetër, Dila sulmòhet shpesh nga Shermini, situata me Behramin dhe ftohtësia madhe me Kuzgunin, e kanë lodhur shumë. Ajo nuk gjen qetësi në shtëpinë e saj ndaj dhe vendos të kthehet në shtëpinë e vjetër, në lagjen me Kuzgunin. Nga mungesa ushqyerjes dhe lodhja shpirtërore, asaj i bie të fikët në prezencë të Kuzgunit. Menjëherë ai e shpie në spítal dhe teksa Dila ende nuk është përmendur, ai pyet infermieren nëse ka ndonjë shans që ajo të jetë me barrë. Por për fatij e tij të keq kjo nuk ka lidhje. Gjendja e rënies së fikët ka ndodhur vetëm nga lodhja dhe strèsi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*