Kuzgun/ Gynesh plàgoset në lagje

Ali shkon në një nga projektet e reja që kanë filluar me Fermanin. Ai do gjejë në krye të punës Kartallin. Menjëherë Ali do fillojë të kërkojë llogari. Pasi merr vesh se është aty me urdhër të Fermanit, menjëherë telefonon këtë të fundit. Ferman i lë të dijë se kështu ishte dëshira tij dhe se është i detyruar ta respektojë Kartallin pasi është punonjës njëlloj si ai. Ali fillon t’i bjerë me grùshte dhe do ndalen vetëm me ndërhyrjen e Dilës.

Nga ana tjetër, Fermanin e viziton tezja tij në zyrë, zonja Nese. Ajo po mundohet ta ndalë nipin e saj nga martesa tij me Dilën, me justifikimin se ai po e fut veten në një génjeshtër të rrézikshme. Ajo thotë se nuk mund të bëhet pjesë e kësaj loje. Ferman i kërkon tezes së tij që së paku të respektojë këtë martesë dhe marrëdhënie. Duke u larguar, ajo i lë mbi tavolinë një plùmb. Plùmbi i përket vràsjes së Jusuf Xhebexhiut, të cilit ia ka marrë jetën vetë Fermani.

Në lagjen e Kuzgunit do ketë të shténa. Të gjithë të tmérrùar mundohen të fshihen por plùmbat vijnë me breshëri. Një nga të léndùarit do jetë edhe Gynesh. Ajo merr një plùmb në këmbë. Menjëherë Kuzgun e kap atë në duar dhe e dërgon në spìtal. Këtë skenë do e shikojë edhe Dila e cila gjendet e pranishme. Ajo telefonon Gyneshin pasi kjo e fundit shkon në spital, por pa përgjigje.

Në hyrje të spìtalit Dila do takohet me Merjemin. Merjem ka ardhur të shohë Gyneshin pasi shqetësohet për të. Kur shikon Dilën, ajo ndalet për t’i folur. Merjem i kujton asaj se në dorë ka një unazë, e cila i takon një marrëdhënieje martesore, të cilës duhet t’i qëndrojë besnike. Ajo i lutet që të mos i shkojë më mbrapa as Kuzgunit pasi do i sjellë vetëm télashe.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*