Kuzgun/ Gynesh i bën pyetjen e rëndë Dilës

Kuzgun shkon në kompaninë e Fermanit, pas takimit me Kartallin. Ai kërkon të gjejë Fermanin dhe të kërkojë llogari nga ai përse po merret me të vëllanë por në vend të Fermanit, gjen Alinë duke punuar. Kuzgun do e rràhë Alinë si mos më keq, duke i kujtuar se edhe ai vetë ka shkuar ta takojë Kartallin, dhe do të dijë përse. Ali i përgjigjet se ka shkuar vetëm t’i përplàsë për fytyrë se sa pa zgjidhje është dhe se do kàlbet aty brenda.

Dila shikon Gyneshin duke u bërë gati. Ajo ka provuar e hedhur shumë rroba, shenja këto të një takimi të veçantë dhe emocioneve të një fillim lidhjeje. Kështu e mendon edhe Dila situatën ndaj dhe fillon ta ngàcmojë. Gynesh ndihet në sìklet dhe tenton ta largojë dhe t’i thojë se kjo është një natë e thjeshtë, një dalje jashtë e thjeshtë. Megjithatë, Dila nuk e beson.

Nga ana tjetër, Merjem po bën përgatitjet për darkën ku do presë Gyneshin. Ajo shpreson me zemër se djali saj do fillojë të ketë pëlqim ndaj Gyneshit. Kumru e dëgjon por e injòron bisedën duke thënë se nuk ia kanë parë dobinë punëve të Kuzgunit, por e ëma do e kundërshtojë fuqishëm. Ajo nuk e di për asnjërën nga punët e pista të së birit. Merjem e pandeh atë si një punëtor të pastër.

Dila i vihet pas Gyneshit, pas sjelljeve të saj të dyshimta. Ajo e sheh tek hyn në rrugicën e Kuzgunit dhe nuk ndalon së ndjekuri atë. Nga larg, Dila do shòkòhet kur të shikojë Gyneshin krah Kuzgunit dhe me Kumrunë e Merjemin, duke darkuar. Ajo tenton të ikë por Kuzgun e ndalon pasi e sheh. Më pas del edhe Gyneshi. Kësaj të fundit, Dila don t’i kërkojë llogari por ajo i thotë se nuk e ka këtë të drejtë, në rast se ajo nuk është ende e dashuruar me Kuzgunin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*