Kuzgun/ Dila ikën nga fejesa saj

Për Kartallin kanë mbërritur shpesh shumë letra në burg, të gjitha nga Seda. Ajo i shkruan se ka kërkuar shpesh të marrë leje për ta vizituar, por avokati i ka thënë se për këtë, i duhet të jetë kushërira ose e afërta tij, dhe kështu nuk ka mundur të shkojë. Ajo i shprehet se e ka mendjen tek ai, dhe mundohet t’i përçojë optimizëm dhe shpresë.

Seda i lutet që t’i kthejë përgjigje, të paktën sa për të ditur nëse ai i ka marrë letrat që ajo i ka dërguar apo jo. Kuzgun arrin të bëjë një plan të detajuar për të arritur të hyjë në shtëpinë e Fermanit atë natë.

Ky i fundit gjithashtu është i bindur se Kuzgun nuk do e lërë me aq kërkimin për Dilën dhe do shkojë sërish në shtëpinë e tij. Kështu Kuzguni arrin të hyjë dhe sheh nga larg që po zhvillohet një ceremoni. Jo shumë minuta më vonë, Kuzgun kupton se ceremonia ka të bëjë me fejesën e Fermanit me Dilën.

Ai shokohet shumë dhe nuk do ta besojë se Dila po e bën këtë. Brenda vetes, Kuzgun është i bindur se Dila e do vetëm atë. Dila e sheh Kuzgunin nga larg dhe shkon tek ai për t’i kërkuar llogari përse ndodhet aty. Kuzgun i kërkon të ikin që aty së bashku, të harrojnë çdo gjë që ka ndodhur dhe të rifillojnë dashurinë e tyre nga e para. Ai e kap për dore dhe largohen. Largimin e tyre do e shohë Fermani por nuk do bëjë asnjë veprim të momentit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*