Kuzgun/ Dila bindet se Fermani nuk është i duhuri

Dila nuk i ndalon përpjekjet për të marrë nga kasaforta Fermanit videon ku shfaqet Kuzguni duke vràrë gjyshin e tij, Behramin, video kjo e cila do e dërgonte menjëherë në bùrg. Duke bashkëpunuar me Sedanë, të dyja ia dalin që të zotërojnë videon në duart e tyre. Me këtë provë të madhe në dorë, Dila ndihet më e sigurtë për t’i thënë Fermanit që nuk dëshiron më të martohet me të.

Ajo me ndrojtje dhe sìklet i shpreh Fermanit sinqerisht situatën, se si e ka filluar të gjithë historinë, arsyet, pritshmëritë që ka pasur e të gjitha detajet. Por Fermani nuk do e presë aspak mirë. Për më tepër, si për të bindur Dilën që po merr vendimin e duhur duke u ndàrë nga ai, Fermani e kap nga krahu në një moment nérvash. Kjo i jep arsyen finale Dilës për të mos e kthyer më kokën pas.Image result for kuzgun ve dila dugun

Ajo vrapon për në krahët e Kuzgunit. Më në fund, ato të dy mund të jenë bashkë, pa asnjë pengesë, pa asnjë gënjeshtër mes tyre, dhe me zemrat të dedikuara për njëri tjetrin. Kuzgun i tregon që ai ka mësuar nga Kumru se si qëndronte e vërteta e natës së transportit në kohën e Behramit. Por tashmë Dila ka hedhur çdo gjë pas krahëve dhe dëshiron të shohë vetëm përpara në jetën e saj me Kuzgunin. Ai i premton se asnjëherë më nuk do marrë àrmë në dorë.

Si Kuzgun, ashtu dhe Ferman tashmë kanë mësuar se janë vëllezër. Babai i të dyve ka qenë Jusufi dhe për hatër të vëllazërisë së gjàkut të tyre, vendosin të kenë àrmëpushim, njëherë e përgjithmonë. Ferman e lejon që ai të jetë i lumtur me Dilën, vetëm për këtë arsye. Si nëpër shkrimet e ditareve të Dilës, dhe si nëpër ëndrra, ato organizojnë dasmën e tyre të thjeshtë poshtë pemës së fëmijërisë. Pranë tyre ndodhen më të afërmit dhe më të dashurit, të gjithë dëshmitarë të një dashurie shumë të madhe, të pamposhtur…FUND!Image result for kuzgun ve dila dugun

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*