Kuzgun/  Ali dhe Seda divòrcohen

Arsyeja kryesore pse Dila qëndron me Fermanin dhe e zgjedh atë para Kuzgunit, është sepse beson në pastërtinë dhe ndershmërinë e tij. Ajo është lodhur që në fëmijëri me një jetë mes àrméve dhe kércénimeve. Kuzgun mundohet t’i shpjegojë se ai nuk është aspak siç i duket Dilës. Ai përgjon një bisedë të fshéhtë të Fermanit me një nga màfiozët të cilët kanë qenë dikur në tryezë të njëjtë nën urdhrat e Fermanit. Kuzgun i pret rrugën Dilës dhe e detyron atë të shkojë me të. Ai e çon mu përpara skenës ku Fermani i kërkon llogari atij màfiozi. Dila nuk i jep logjikë situatës në të cilën ndodhen pavarësisht se sa mundohet t’i shpjegohet Fermani. Ajo është e zhgénjyer dhe nuk dëshiron t’a vazhdojë më tepër bisedën, dhe kështu largohet.

Sakaq, marrëdhënia mes Sedasë dhe Alisë ka qenë gjithmonë e ftohtë dhe thuajse inegzistente, por së fundmi është rënduar edhe më tepër. Mendja dhe zemra e Sedasë janë tek Kartalli. Këtë gjë ka filluar ta nuhasë edhe Aliu, nga paralajmërimet e Sherminit. Së fundmi, Ali i thotë të zhduket menjëherë nga shtëpia dhe të mos kthehet më asnjëher. Çështja më e madhe qëndron në kujdestarinë e vajzës së tyre. Seda i drejtohet Dilës për ndihmë. Ajo i thotë se dëshiron të ndàhet nga Ali por kurrsesi të mos ketë vajzën me vete. Dila i premton se do e ndihmojë për këtë.

Ndërsa në shtëpinë e Kuzgunit do trokasë kolegu Kumrusë, Firati. Ai ka ardhur për nënën e Kumrusë, për Merjemin, me të cilën dëshiron të diskutojë letrën që tezja Fermanit i ka treguar asaj. Ai i hiqet si një djalë shumë i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë, ndaj dhe kërkon të dijë të vërtetën deri në fund pasi ndihet në faj që po ia mban të fshehtë Kumrusë. Firati dëshiron të marrë arsye të fortë të takimeve të sìkletosura mes Merjemit dhe Nesesë. Duke u gjendur në situatë pa zgjidhje, Merjem i tregon Firatit të vërtetën e madhe, se Fermani ka vràrë Jusufin, të cilin e ka pasur baba biologjik, por nuk e ka ditur dhe ende nuk e di.

Një tjetër e vërtetë shumë e madhe do flitet mes Alisë dhe Fermanit. Ali i kujton atij se është në dijeni të planeve për fundosjen e Kuzgunit, ndërmjet shkàtërrimit të lagjes. Për këto informata që ka, dhe për të mos dalë i palarë në sytë e Dilës, ai duhet të mos e kthejë kundra vetes vetë Alinë. Gjithë acàrimi filloi nga puna që Fermani i ka dhënë Kartallit. Por të tërë bisedën e dëgjoi Dila, e cila sërish largohet e zhgénjyer. Ashtu si Dila, zhgénjim do marrë edhe Kumru kur të shohë Kartallin duke punuar në kompaninë e Fermanit. Ajo i kërkon të largohet menjëherë dhe assesi të mos punojë me armìkun e përbetuar të vëllait të tyre, Kuzgunit. Kartall refuzon ta dëgjojë duke i thënë se nuk mund ta urdhërojë se çfarë të bëjë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*