Roma zyrtarizon Kumbullën, shqiptari do mbajë numrin e ish kapitenit të verdhekuqve

Marash Kumbulla ka nisur aventurën me Romën, teksa mund të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë prej kësaj fundjave ku përballë do të ketë pikërisht ish-skuadrën e tij, Verona. Sakaq, mbrojtësi i kombëtares ka zgjedhur edhe numrin e fanellës që do të mbaj te kryeqytetasit.

Do të jetë numri 24 ai që do të shoqëroj 20-vjeçarin në pesë vitet e ardhshme, teksa numri 24 është edhe numri i ndeshjeve që talenti kuqezi ka zhvilluar në elitën e futbollit italian, Serie A. Ndërkohë, numri 24 është një numër aspak i zakonshëm për tifozët e Romës duke qenë se deri para këtij sezoni ai mbahej nga ana e Alesandro Florencit.

Ky i fundit tashmë ka kaluar te PSG në Francë, mirëpo është rritur te klubi verdhekuq, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ndaj, lidhja e tij me tifozët ishte shumë e ngushtë, ndërsa tashmë një rrugëtim të ngjashëm do të kërkoj të ndjekë edhe Kumbulla.

Burimi: /VipSport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*