Kudo Bashkë/Vedati parashikon tráuma tek Selina

Buraku përpiqet të úlë figurën e Demirit para Ejlylit dhe teksa ndodhen të tre në kafene, ai përmend Alarën dhe Jëlldërëmin dhe próblemet që kanë hasur me to, duke bërë që t’i hapë gojën edhe Demirit e të tregojë për futjen e Esenës si një kliente máfie në kompani. Por, qëllimi i Burakut është që Ejlyli me Demirin të afrohet dhe ai të rifitojë Selinën, ndaj i lë të vetëm dhe largohet. Ai shkon menjëherë pranë Selinës, të cilës i tregon se njëherë e një kohë ka hyrë fshéhurazi në dhomën e saj të fotografive, kur ishin në festën e ditëlindjes.

Ai i tregon hapurazi se është shántázhuar nga një person i panjohur, që i dërgonte fotografitë e takimeve të tij me Esenën dhe në ato fotografi, vetëm Selina nuk shfaqej gjëkundi, ndaj dhe ai ka dyshúar. Selina oféndohet shumë, por Buraku kërkon fálje me aq përgjérim, saqë Selina e fál menjëherë. Ndërkohë, Demiri nuk qëndron gjatë me Ejlylin, edhe pse ajo i kërkon të kalojnë në një tjetër kafene për të pirë diçka. Të ulur në kafene, Demiri i kujton Ejlylit se ajo nuk duhet të qëndrojë gjatë në një vend, sepse sa më gjatë të qëndrojë, aq më dém shkákton.

Ai largohet dhe e lë të vetme, ndërsa për vete shkon pranë Vedatit. Ky i fundit mbetet gojëhapur nga ngjarjet e ndodhura atë ditë me Ejlylin por fríka tij më e madhe, është réagimi i Selinës. Vedati i kujton Demirit se sa réndë e ka përjetuar Selina prezencën e Alarës në jetën e tij, me të cilën nuk ka pasur asgjë, prandaj dhe parashikon se Selina do kalojë një tráumë ende shumë më të madhe nga historia e Demirit me Ejylin. Kjo e fundit, rikthehet në kompani, ku shikon të mbledhura të gjitha vajzat me njëra tjetrën.

Ato po përgatiten për të shkuar pranë Firuzesë e Lejlës, të cilat do i ndíhmojnë me disa gjëra për martesën e Borës me Mervenë. Ejlyli mëson për rregullin që Demiri ka vénë në kompani për të ndáluar dashurinë, dhe e mérzitur, shkon në zyrën e Demirit. Ajo fillon të prekë çdo cep të zyrës, duke kërkuar që të ndjejë sa më shumë prezencën e Demirit, derisa gjen një bluzë të tijën, të cilën e merr, e përqafon dhe i merr erë, duke kërkuar fálje nga ai, mes lótësh. Gjatë asaj kohe, pranë Demirit ka shkuar edhe Iboja për të kërkuar fálje, për Benjaminin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*