Kudo Bashkë/Selina zgjohet me lule të dedikuara

Demirin nuk e zë gjumi gjatë natës teksa Selina flet me kafshët që ka në oborrin e saj, të cilave u shpreh shqetësimet dhe pròblemet që ka, duke përmendur vazhdimisht Alarën në jetën e saj dhe të Demirit. Të nesërmen që në mëngjes herët, Ajda, Merve dhe dy motrat Lejla me Firuzenë, vazhdojnë aksionet se si të bashkojnë Demirin me Selinën. Të dyja motrat mbërrijnë në shtëpinë e tyre që herët në mëngjes, për të lénë mbi tavolinë një buqetë të madhe lulesh, me një pusullë brenda, por pa emër në fùnd të letrës, që Selina të mendojë se janë nga Demiri.

Edhe Selina bëhet më e ndjeshme ndaj tij, edhe Demiri ndjen kònkurencë kur shikon që dikush tjetër i ka sjellë lule Selinës. Nga ana tjetër, Merve është shumë e mérzitur që Bora do largohet për në Itali. Ajo kërkon të dijë nëse ka ndonjë mënyrë apo rrugë tjetër se si mund të veprojnë për të ndíhmuar familjen e tij, pa shkuar Bora në Itali dhe pa u testuar edhe me largësi që në fillim të martesës, por Bora me kéqardhje përgjigjet se për këtë nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Ndërkohë, punët nuk janë aspak mirë as mes Ajdës dhe Ibos.

Ky i fundit, kërkon nga Ajda që të jetë më e përqëndruar tek ai. Ai tregon se është mérzitur shumë duke qenë gjatë gjithë kohës vëmendja tek Bora dhe Merve apo Demiri me Selinën. Sipas Ibos, ato të dy nuk kanë aspàk kohë për njëri tjetrin. Ibo thekson shumë se dëshiron shumë që të jetë me Ajdën, por nëse edhe ajo do gjéjë kohë për ato të dy dhe jo vetëm të vrapojë pas pròblemeve të shoqërisë, por t’i shikojë gjërat edhe për ato dhe të përqëndrohet tek ato. Ajda nevrikoset ende më shumë nga ai qëndrim i Ibos, ndërsa Ibo làrgohet duke ia lënë asaj në dorë zgjedhjen.

Që aty, Ajda shkon në punë, ku mblidhen të gjithë të tjerët. Mbi tryezën e Selinës kanë lënë një shënim në një shportë të mbùshur me çokollata, nga i cili Selina do mendojë se është nga Demiri. Ky i fundit dhe Buraku, e shikojnë njëherazi shportën dhe shënimin, duke menduar secili se e ka sjellë personi përballë. Buraku sakaq, është kùruar shumë më tepër në veshjen e tij, duke qenë më i vendosur se kùrrë që të bëjë Selinën për vete. Në zyrë me Demirin, Buraku i tregon se ajo ka héqur dorë nga të qenurit kolege e Demirit, për të punuar vetëm me Burakun, por Demiri e di si qëndron e vërtéta.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*