Kudo Bashkë/Selina prezantohet me Ejlylin

Një ditë shumë e papritur do përjetohet për Demirin. Fillimisht, ai zgjohet nga gjumi dhe bëhet gadi për punë, por nuk gjen gjëkundi Selinën. Ajo ka shkuar të marrë kafe për vete dhe Demirin dhe për këtë i ka lénë një shënim mbi tavolinë. Me të shkuar në kompani, Demiri takon Burakun. Ndryshe nga çdo herë tjetër, Buraku është shumë i qeshur dhe Demiri nuk e kupton arsyen, por as që pyet përse. Ai hyn në zyrë, më i lumtur se kúrrë dhe duke pritur Selinën, por në vend të Selinës, në zyrë do shkélë një person që do e shókojë.

Ejlyli, ish e fejuara e tij që e la një ditë pasi i kishte pranuar propozimin për martesë, del tashmë ballë pérballë Demirit. Ai ngélet pa fjalë, dhe kërkon të dijë se çfarë po bën ajo aty. Ejlyli përgjigjet se ka marrë një mesazh të qartë në momentin që ai ka pranuar të marrë atë kompani nën drejtim, në një kohë që ka pasur mundësi të zgjedhë kompani të arta dhe jo një që po shkon drejt falíméntimit. Por, Demiri i thotë se çdo gjë ka ndryshuar që prej momentit që ai ka hyrë në atë kompani dhe synimet e tij kanë marrë rrjedhë tjetër.

Ai thekson se nuk dëshiron aspak të ketë të bëjë me një femër si ajo, të cilën e konsideron dhe e quan máshtrúese. Por as Ejlyli nuk do héqë dorë. Ajo i tregon se babai saj ka dalë në pension dhe ajo ka marrë në drejtim aksionet që i përkasin atij, prandaj, është rikthyer në kompani si drejtoreshë e séktorit të financës. Ejlyli i bën të qartë Demirit se fillimi do jetë shumë i dhémbshëm për të dy, duke u shikuar çdo ditë me njëri tjetrin. Sapo merr të largohet, në zyrë hyn Selina, e cila nuk dyshón asgjë mbi Ejlylin dhe as Ejlyli mbi të.

Demiri përqafon shumë fórt Selinën dhe i kërkon që të mos lárgohet më asnjëherë ashtu nga shtëpia. Selina buzëqesh dhe shprehet se mendon që ai po e tepron me atë sjellje, por Demiri insíston se fríka dhe ndjesia e pakëndshme që ka ndjerë kur është zgjuar pa të në shtëpi, është tepër me réndësi, ndaj Selina i premton se do jetë shumë më e kújdesshme. Gjatë asaj kohe, Ejlyli i është bashkuar túrmës së kompanisë, duke u prezantuar me të gjithë dhe në të njëjtën kohë, duke fituar pëlqimin e të gjithëve, si nga paraqítja ashtu edhe nga kárakteri i thjeshtë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*