Kudo Bashkë/Selina ofrohet të jetë shoqja Ejlylit

Ejlyli shkon pranë Vedatit, i cili e mirëpret dhe e fton t’i tregojë serat e tij. Ajo është e para që hap temën e largimit të saj të pàpritur nga jeta e Demirit, për të cilën Vedati thotë se ia ka còpëtuar zemrën Demirit. Ejlyli réplikon duke thënë se edhe ajo është larguar me zemër të còpëtuar, por Vedati insiston se kjo ka qenë zgjedhje e saj, ndërsa Demiri nuk ka pasur gjë në dorë. Vedati i thekson se as ai vetë dhe as njerëzit që e duan Demirin, nuk do e lénë atë të përjetojë të njëjtin zhgénjim sërish, ndaj Ejlyli pyet nëse Demiri po shoqërohet me dikë.

Vedati ia pohon pyetjen dhe Ejlyli largohet. Gjatë asaj kohe, Demiri po përpiqej të mblidhte forcat për të rrëfyer para Selinës fejesën e tij të dikurshme me Ejlylin. Sapo bëhet gadi dhe qëndron para saj ,ai fillon të flasë, duke ia nisur nga fjalët ‘ …dikur,në të shkuarën’. Selina e ndërprét në çast, dhe i kërkon të mos flasë pasi ajo është shumë e ténsionuar dhe nuk do të dijë asgjë të tríshtë, që nuk i përket të tashmes. Ajo insíston se çdo gjë ka mbetur në të shkuarën dhe ato duhet të jetojnë vetëm momentin, ndaj i lutet të mos ia tregojë çfarë donte t’i tregonte.

Të nesërmen në mëngjes, Buraku troket në shtëpinë e tyre dhe lë një çantë për Selinën. Demiri e kòntrollon para se Selina të vijë dhe shikon që brenda ka fotografi të ndryshme, mes të cilave edhe portrete të Burakut. Selina i shpjegon Demirit të gjithë historinë nga e para, se si Buraku ka dýshuar për të dhe i ka hyrë fshéhurazi në dhomë e i ka marrë aparatin fotografik dhe fotografitë. Edhe pse Selina shton se nuk i beson më Burakut si dikur, Demiri sërish nuk zbùtet aspàk. Me të shkuar në kompani, ai thërret në zyrë Burakun.

Këtë të fundit, e paralàjmëron se nuk dëshiron ta shohë më asnjëherë në shtëpinë e tij, as të déhur nga pija dhe as në gjéndje normale. Buraku provon të kùndërshtòjë duke e bërë Demirin fàjtor për anòmalitë që ka kaluar Selina, por Demiri i tregon derën. Sakaq, vajzat janë mbledhur me Ejlylin për të drekuar në kompani dhe nga biseda ku Ejlyli tregon se shoqet i ka së paku 4 orë larg nga Stambolli, Selina ofrohet që ajo dhe vajzat të jenë shoqet e saj. Ejlyli pranon me kënaqësi, ndërkohë që Demiri dallon aromën e Ejlylit në bluzën që kishte harruar në zyrë, dhe shkon të lajë duart plot névrikosje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*