Kudo Bashkë/Selina nuk e lejon Demirin të rrëfehet

Demiri qëndron pranë Selinës, pas lojës së tyre për të mësuar prioritetet e secilit në shtëpi, ku Selina shkroi të gjitha kafshët para Demirit. Megjithatë, ky i fundit kërkon që t’i tregojë tashmë Selinës për Ejlylin, sepse ndihet fàjtor që ato të punojnë në të njëjtën kompani dhe vetëm Selina të mos e dijë se si qëndron e vërteta mes tyre. Ai përgatitet moralisht dhe shpirtërisht që t’i tregojë, por sapo hap gojën dhe fillon fjalinë duke thënë ‘Unë, në të shkuarën ‘, Selina i kërkon të heshtë e të mos i tregojë asgjë nga e shkuara.

Sipas saj, çdo gjë ka mbetur në të shkuarën dhe ajo do të jetojë vetëm të tashmen. Gjatë asaj kohe, Ejlyli ndodhet pranë Vedatit, duke shëtitur serat e tij. Vedati i tregon se ajo ia ka thýer shumë zemrën Demirit, gjë për të cilën ajo përgjigjet se edhe zemra saj është thýer teksa po ikte, por sipas Vedatit, ai ka qenë vendimi saj ndaj nuk ka përse të ankòhet. Për më tepër, i tregon se Demiri e ka marrë veten dhe Vedati, e as të tjerët që e duan Demirin, nuk do e lénë atë të shémbet sërish, dhe kështu Ejlyli kupton se Demiri ka një partnere.

Mëngjesi i të nesërmes do jetë shumë i vrùllshëm. Qëllimisht, për të príshur punë mes Demirit dhe Selinës, Buraku troket herët në mëngjes dhe i lë në duar Demirit një çantë, për të cilën thotë se i përket Selinës. Demiri shikon brenda çantës fotografi të tëra, mes të cilave janë edhe portrete të Burakut. Selina i tregon të vërtetën, se si ai ka dýshuar tek ajo, se si ka hyrë fshéhurazi e i ka marrë aparatin fotografik së bashku me fotografitë, por tashmë është pénduar dhe ka kërkuar shumë fàlje. Për më tepër, ajo shton se nuk i beson më si dikur.

Sapo shkojnë në kompani, Demiri thërret Burakun në zyrën e tij dhe ia ndàlon që të shkelë në shtëpinë e tij dhe të Selinës, as i déhur dhe as në gjéndje normale. Buraku kùndërshtòn duke thënë se është Demiri ai që ia ka príshur normalitetin Selinës, ndaj nuk ka se çfarë të flasë tani, por Demiri nuk héq dorë nga fjala tij e fundit. Ndërkohë, Merve i kërkon Ajdës dhe Selinës që t’a shoqërojnë në Antalja sepse nuk i dihet si do e presë familja e Borës. Ajda pranon me pak këmbëngùlje, ndërsa Selina nuk rrézikon të largohet në një moment të tillë në jetën e saj me Demirin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*