Kudo Bashkë/Selina dhe Ejlyli kalojnë natën në të njëjtën shtëpi

Një natë e bukur do kalohet për Selinën, e cila nuk e zbaton rregullin e distancës që vajzat caktuan për të dashurit e tyre, ndaj prèt që ato të flejnë dhe menjëherë pranon që Demiri ta marrë që aty. Lumturia e Selinës prèk qiellin kur shikon surprizën që Demiri ka përgatitur për të në shtëpi; muri është i mbushur me fotografi që ajo i ka bërë vetë dhe kështu mèrr një tjetër vlerësim të madh. Por Demiri nuk është mjàftuar me aq. Sapo ngjitet në dhomë, Selina shikon fotografinë e tyre në një kornizë modeste por shumë fine.

Atë foto ua ka bërë Vedati dhe Selinën e bën të ndihet më e dashuruar se kurrë. Edhe mëngjesi i të nesërmes do jetë shumë i bukur, derisa Buraku me Demirin dètyrohen të làrgohen për shkak të një mbledhjeje me krerët e kompanisë. Atje, ato mësojnë se Jëlldërëmi ka përdorur faktin që ato kanë përfùnduar projektin e Alarës para projektit të tij, dhe sipas kontratave me letra, kompania akùzohet që nuk ka përfùnduar brenda afatit projektin e Jëlldërëmit. Ky i fùndit, ua ka dhënë vetë lejen, por vetëm me fjalë e jo me nënshkrim.

Dèmshpërblimi që i duhet të paguajë kompanisë për shkak të dènoncìmit të Jëlldërëmit, është një shumë aq e madhe sa e shùan tërësisht kompaninë ‘Artemin’. Paralelisht, në kompani u vjen një telefonatë nga një biznesmene shumë e fuqíshme dhe e pasur, e cila kërkon të punojë me to. Në mùngesë të Demirit dhe Burakut, shkojnë dy vajzat, Ejlyli me Selinën. Vila ku zonja i ka ftuar për të bërë mbledhjen e parë, është një vilë shumë e làrgët, në anën tjetër të Stambollit. Vetëm pasi mbërrijnë atje, moti përkèqësohet.

Fùrtunat janë aq të mëdha sa ndàlohet përdorimi i të gjitha mjeteve të trànsportit publik dhe vajzat ngècin aty. Demiri i telefonon për çështjen e Jëlldërëmit por mbetet pa fjalë kur mëson sa larg ndodhen ato dhe se nuk mùnd të kthehen atë natë. Zonja e shtëpisë i fton të kalojnë natën aty dhe vajzat pranojnë, por Demiri nuk është aspak dakord. Ai insìston që të shkojë ta marrë Selinën që aty por kjo e fùndit ia ndàlon nga frìka se diçka mund t’i ndodhë rrugës. Demiri hùmbet tòruan që Ejlyli me Selinën do kalojnë natën bashkë dhe si për të vërtetuar frìkën e tij, ajo i dërgon një foto afrimiteti me Ejlylin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*