Kudo Bashkë/Ejlyli rrëfen para Selinës fejesën e saj

Merve telefonon Ajdën dhe nga ajo telefonatë kupton se do jetë e vètme në shtëpi edhe për shumë e  shumë orë të tjera. Për të kaluar kohën, ajo fillon të pàstrojë gjithandej, fare imtësisht. Pasi përfùndon pastrimin e gjithë shtëpisë, Merveja telefonon Borën për ta pyetur çfarë po bën, por merr një përgjigje fare të paprítur. Bora i tregon se pranë vetes ka një avòkat, që e ka marrë për martesën e tyre. E vètmja mënyrë që martesa tyre të vazhdojë është nëse Merveja pranon që të jetojë me familjen e tij dhe vetëm në Antalja.

Ajo nuk e pranon atë kusht, ndaj Bora vazhdon me procèdurat e divòrcit. Nga ana tjetër, Ejlyli dhe Selina vazhdojnë të jenë tek klientja tyre më e re, e cila po i mban aty si të ftuara. Selina shkon në dhomën e Ejlylit pasi bien të flenë dhe e pyet përse u tërhòq dhe hezitoi të fliste kur klientja i pyeti nëse kanë ndonjë të dashur apo të fejuar. Ejlyli ndihet në sìklet dhe nuk dëshiron të vazhdojë bisedën, por Selina tregohet këmbëngùlëse, duke thënë vazhdimisht se nuk janë në ambjente pune ndaj mùnd të flasin lirisht për çfarë do.

Ejlyli kështu rrëfen thuajse të gjithë historinë e fejesës dhe ndárjes së saj, pa përmendur askund Demirin. Por, brenda vetes, edhe ajo dëshiron të dijë se si ka filluar dashuria mes tyre, përderisa Demiri sapo ka dalë në krye të kompanisë, ka vendosur rregullin e ndàlimit të dashurisë mes punonjësve. Kështu, Selina fillon nga e para, duke i treguar se si kanë blerë gàbimisht të njëjtën shtëpi, se janë urrýer në fillim dhe kanë bërë të pamùndurën për ta làrguar njëri tjetrin nga shtëpia por rrjedha e ngjarjeve i ka lënë hapësirë të dashurohen.

Paralelisht, Demiri ndodhet me Burakun. Ky i fùndit hap plàgë të vjetra, duke treguar se sido që të jetë në atë moshë, ai ka një fëmijëri të hìdhur, përtej mùndësive financiare shumë të mëdha. Sipas Burakut, Demiri është rritur si një princ, por Demiri tregon të kùndërtën, pa hyrë në detaje. Pasi largohen nga njëri tjetri, Demiri thërret Vedatin në shtëpi dhe i tregon se i frìkësohet natyrës së afrueshme të Selinës e cila do tèntojë të bëhet menjëherë shoqe me Ejlylin dhe telefonata me Selinën, ia vërteton Demirit atë gjë. Ndërsa Buraku, telefonon Ejlylin dhe i shpreh asaj që tashmë intéresi tij është tek ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*