Kudo Bashkë/Ejlyli përqafon rrobat e Demirit

Dívorci i Ferruhut nga bashkëshórtja tij, ndez biseda të àshpra në tarracën e kompanisë, ku më së shumti fríkësohet Merveja, e cila sapo është martuar por Bora i është larguar nga Stambolli. Sipas shoqeve të Mervesë, ajo duhet të bëjë gati valixhen e t’u shkojë pranë surprizë në shtëpinë e prindërve të Borës. Por, duhet t’u shkojë me të gjitha dhuratat e duhura, siç e kërkojnë zakonet e martesës. Për këtë, ato nuk dinë aspak si të veprojnë, por Selina sugjeron dy motrat, Lejlën dhe Firuzenë, si ndihmë e tyre dhe ato pranojnë me kënaqësi.

Ndërkohë, Demiri vijon të jetë në kafene me Burakun dhe Ejlylin. Si Demiri, ashtu dhe Buraku tregojnë punët e ‘pakëndshme’ që secili prej tyre ka bërë, duke lénë pa fjalë Ejlylin, ndërsa Buraku largohet më herët, duke kërkuar të lérë ato të dy bashkë, që diçka që ndodhë dhe Demiri të shképutet nga Selina. Por Demiri i qëndron asaj shumë besnik dhe nuk qëndron gjatë me Ejlylin, i kujton se me të nuk ka të bëjë asgjë dhe aspák, ndaj duke i sugjeruar që të mos ambjentohet shumë në kompani, ai për vete largohet që aty.

Demiri shkon pranë Vedatit, ndërsa Ejlyli në kompani. Atje, fare rastësisht, mëson nga Ajda se Demiri ka vendosur ndálimin e dashurisë ndërmjet kolegëve në punë, dhe brenda saj ndihet sërish shumë kéq, teksa kupton se çfarë tráume i ka shkáktuar atij. Ejlyli sillet rreth dhomës së mbledhjeve duke vëzhguar pikturën që tregon atë rregull, e më pas shkon në zyrën e Demirit, duke prekur çdo detaj të zyrës ngadalë. Ajo i afrohet një bluze që Demiri ka lénë aty, e merr ndër duar dhe menjëherë fillon t’i marrë erë e t’a përqafojë, duke kërkuar fálje nga Demiri.

Ky i fundit, i tregon Vedatit një më një se çfarë ka ndodhur, dhe Vedati kupton se Demiri është futur në atë kompani qëllimisht për Ejlylin në fillim. Megjithatë, ai i thekson se duhet t’ia thotë shumë qetë Selinës dhe të ketë shumë kújdes, pasi ajo është tráumátizuar edhe nga një udhëtim në Paris me Alarën, me të cilën nuk ka pasur asgjë. Gjatë asaj kohe, pranë Selinës ka shkuar Buraku, i cili i tregon se ka dyshuar njëherë e një kohë se ajo po e shantazhonte për takimet që bënte fshéhurazi me Esenën, ndaj kërkon shumë fálje nga Selina.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*