Kudo Bashkë/Demirit i ndodh ajo që i frìkësohej

Demiri kalon orë të tëra me Burakun, ashtu si Selina me Ejlylin. Buraku e fton Demirin të luajnë që të nxjèrrin gjithë energjinë që kanë përbrenda, por e hùmbet lojën. Sipas Burakut, Demiri është më i mbushur me energji që do të nxjerrë, sepse ka shumë më tepër pròbleme se Buraku në ato momente. Që aty, ato shkojnë në një kafene, ku dìskutojnë arsyet dhe rrethanat përse janë në atë pikë. Buraku ka një paragjýkim ndaj Demirit, për të cilin mendon se është rritur porsi një princ, pa i mùnguar aspak vëmendja.

Ai i përgjigjet se është tërësisht e kùndërta, dhe Buraku vetë tregon për veten e tij se e vetmja gjë që ka pasur në jetë, kanë qenë paratë, por aspak vëmendja apo dashuria. Pasi e njohin më shumë njëri tjetrin, ato largohen sepse orari bëhet shumë i vonë. Páralélisht, vajzat kanë ngrënë darkë, ku klientja tyre i ka pyetur nëse kanë ndonjë njeri në jetët e tyre, gjë për të cilën ajo hezitoi të përgjigjej. Selina e vëren atë detaj, dhe pasi bien të flejnë, ajo i shkon pranë dhe e pyet përse hezitoi të përgjigjej kur ajo i pyeti për marrëdhëniet dashurore.

Ejlyli kërkon të mbajë një dìstancë me Selinën, gjë që kjo e fundit e kupton, e sqaron vetë se këtë e ka si Demiri që dëshiron të ruajë kùfinjtë me punonjësit por meqë nuk janë në ambjente pune, mund të flasin lirisht. Me gjithë këmbëngùljen e Selinës, ato të dyja bisedojnë për gjërat prìvate, por Ejlyli nuk përmend në asnjë moment emrin e Demirit, vetëm tregon ngjarjet dhe fejesën me të, ashtu si dhe mëson nga Selina se si ato kanë filluar të bien në dashuri me njëri tjetrin. Gjatë asaj kohe, Demiri po diskuton me Vedatin se i frìkësohet afrimitetit mes Selinës dhe Ejlylit, duke e ditur se Selina krijon shumë shpejt miqësi me të tjerët.

Në çast, Selina e telefonon dhe nga biseda me të, kupton se ka ndodhur pikërisht ajo gjë të cilës i frìkësohej Demiri. Ndërsa Ejlylin, e telefonon Buraku. Ejlyli i flet mbi Selinën se sa e ëmbël është ajo, por Buraku këto fjalë i ka për të, për Ejlylin. Duke i shprehur intèresin ndaj saj dhe duke i kërkuar që të qetësojë veten e të mos mendojë asgjë, Buraku i uron asaj natën e mirë. Nga ana tjetër, Merveja merr një telefonatë nga Bora në një moment që ai ka pranë vetes një avókat, dhe në çast të fundit e pyet Mervenë nëse ajo pranon të jetojë në Antalja me familjen e tij, si kùshti i vetëm që martesa të vazhdojë. Merve kùndërshton dhe Bora fillon pròcedurat e dìvorcit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*