Kudo Bashkë/Demirin e zë pàniku nga telefonata me Ejlylin

Vajzat e kalojnë natën në shtëpinë e Ajdës, ku vendosin që të krijojnë një dìstancë dhe limit me të dashurit e tyre, që ato të mos e marrin të sigurtë dashurinë që ato ndjejnë. Por, sapo i zë të gjitha gjumi, Demiri i kërkon Selinës që ta lejojë ta marrë që aty, pasi nuk qëndron dot pa të. Selina pranon dhe me të shpejtë Demiri gjendet para derës së Ajdës. Ajo i tregon për rregullin e ri që kanë vendosur por për vete nuk e zbaton dot. Me të shkuar në shtëpi, ajo shikon dhuratat që ka bërë Demiri për ta surprizuar.

Salloni është i mbushur në mur me fotografi që Selina ka bërë vetë me duart e saj, të cilat Demiri i vlerëson ndaj dhe i vendos në mur. Por surprizat nuk mbarojnë me aq. Në dhomën e Selinës, është një fotografi që Vedati ua ka bërë atyre të dyve fare rastësisht dhe pa qenë ato të përqëndruar. Ajo e falenderon shumë dhe bie të flejë më e lumtur se kurrë. Të nesërmen Selina përgatit një mëngjes shumë të këndshëm për Demirin dhe pas ngrënjes së mëngjesit, shkojnë në punë. Pàralélisht, edhe Ejlyli ka shkuar në punë.

Atje, ajo dëgjon rastësisht Ajdën që u tregon vajzave se Selina nuk ka dùruar dot natën e kaluar por është larguar nga shtëpia për të shkuar pranë Demirit, gjë të cilën Azmija e komenton si një shenjë e një dashurie të madhe. Por, gjatë ditës në punë, të gjithëve do u shùhet buzëqeshja për shkak të një telefonate. Jëlldërëmi, babai i Alarës, i ka hèdhur në gjýq ato si kompani, duke u ankùar që ato kanë përfùnduar më parë projektin e Alarës sesa projektin e tij, edhe pse kontratat shkruanin tjetër afat përfùndimi.

Demiri me Burakun làrgohen për në mbledhje, të xhìndosur për shumën që u duhet të paguajnë si dèmshpërblim, e cila sjell zyrtarisht fàlimentimin e kompanisë. Për fat, atë ditë në kompani telefonon një klient i ri, tepër i pasur dhe i madh në fushën e biznesit. Ejlyli dhe Selina shkojnë si përfaqësuese të kompanisë në mùngesë të Demirit dhe Burakut por vendodhja është larg dhe për shkak të  fùrtunës, anùllohen të gjitha mënyrat e trànsportit dhe vajzat dètyrohen të qëndrojnë atje deri të nesërmen. Këtë, Demiri e mëson nga telefonata e punës që i bën Ejlylit, ndaj insìston të shkojë e ta màrrë Selinën, por kjo e fundit nuk e lèjon nga sìkleti rrugës për shkak të kohës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*