Kudo Bashkë/Demiri shókohet nga vizita Ejlylit

Demiri zgjohet në mëngjes me një shënim të Selinës, e cila i tregon se është larguar të marrë kafe për vete dhe për të dhe kështu do takohen në punë. Sapo Demiri mbërrin në kompani, ai takon fillimisht Burakun. Ky i fundit, ka një sjellje të pakuptueshme dhe të páshpjegueshme kúndrejt Demirit, duke u héqur si tepër i sjellshëm.  Demiri nuk kupton asgjë, por sërish, nuk pyet për asgjë. Vetëm pasi hyn në zyrë, ai përjeton shókimin e vërtetë, kur pérballë i afrohet Ejlyli, ish e fejuara tij që është zhdúkur në mënyrë místerioze.

Ai kërkon të dijë përse ka ardhur pasi është zhdúkur pas dy vjetësh, menjëherë një ditë pasi kishte pranuar propozimin e tij për martesë. Madje, Demiri e quan një femër máshtrúese. Ejlyli përgjigjet se pranimi tij për të punuar në atë kompani, ishte një mesazh mëse i qartë se po e kërkonte atë, ndaj tashmë vendosi t’i dalë para.  Por përbállë nuk gjen Demirin që ai pándeh. Ai i tregon se që prej ditës që ka filluar të punojë në atë kompani e deri më atë moment, ka ndryshuar çdo gjë. Ndryshe nga çfarë ajo pret, Demiri tashmë as që do t’ia dijë për të.

Ai i bën shumë të qartë që nuk ka më asnjë intres për të dëgjuar asnjë arsye përse ajo është larguar, çfarë ka shkuar të bëjë e të gjitha me rradhë. Por Ejlyli nuk héq dorë lehtë. Ajo i tregon Demirit se babai saj ka dalë në pénsion dhe ajo ka marrë përsípër aksionet e tij në kompani, ndaj ka ardhur si drejtoreshë e séktorit të financës. Ejlyli thekson se dëshiron t’i dórëzohet atij, dhe të jenë sërish bashkë, ndaj bën mirë të mësohet me të në kompani, sepse për asnjërin prej tyre nuk do të jetë aspak i lehtë fillimi.

Sapo Demiri merr ta përcjellë, në derë do trokasë Selina. Në mënyrë naíve dhe pa dyshuar asgjë, ajo prezantohet me Ejlylin, e cila i lë një pérshtypje shumë të mirë. Jashtë zyrës së Demirit, Ejlyli fiton simpatinë e të gjithëve, duke u treguar e buzëqeshur dhe shumë e thjeshtë. Brenda në zyrën e Demirit, ky i fundit i kërkon Selinës që të mos lárgohet asnjëherë më nga shtëpia pa i treguar atij, në mënyrë që të ikin bashkë, për çfarëdo qoftë. Selina shprehet se ai po e ekzagjeron por Demiri insiston se është ndjerë shumë keq kur është zgjuar vetëm në shtëpi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*