Kudo Bashkë/Ajda zgjedh shoqet para Ibos

Merve, Ajda dhe dy motrat Lejla e Firuzeja, së bashku me ndíhmën e Azmijes, janë bërë një ekip i tërë për të bashkuar Demirin me Selinën. Pas një nate të mbushur me débate, me rregulla që shmàngin takimet e shpeshta mes Demirit dhe Selinës, dhe pyetjeve pa përgjigje të Demirit, Selina zgjohet në mëngjes dhe shikon një buqetë madhështore me lule, brenda së cilës ndodhet një shënim anònim. Menjëherë Selina mendon se ato janë nga Demiri dhe ai nuk po e pranon, ndërsa Demiri fillon të xhélozojë se kush ia ka dërguar.

Teksa bëjnë planet, Ajdën e ndërprét Iboja, i cili duke qenë shumë i mérzitur, shkon të flasë me të. Fillimisht, Ajda mendon se Ibo dëshiron të ndahet nga ajo, por Iboja ia bën të qartë që po gàbohet në gjýkimin e saj. Ai dëshiron shumë që të jenë bashkë, por mendon se Ajda nuk po bën aspàk përpjekje për diçka të tillë pasi vazhdimisht është e përqëndruar vetëm tek Bora dhe Merve apo Demiri me Selinën. Ajda indínjohet dhe i kujton se nuk do héqë dorë nga shoqet, sidomos në momentet që ato kanë nevojë, por Ibo sërish kùndërshton.

Sipas tij është mëse e pranueshme që të shqétësohet e të kalojë kohë me to, por jo duke e hàrruar fare pjesën tjetër të jetës, siç është marrëdhénia që ka me të, ndaj Iboja làrgohet duke i lënë kohë të mendojë nëse do vazhdojë të zgjedhë shoqërinë para marrëdhénies së tyre apo do përqëndrohet tek dashuria tyre e ndërsjellë. Gjatë asaj kohe, takohet edhe Bora me Mervenë. Kjo e fundit shpreson që të gjejnë një zgjidhje tjetër për familjen e Borës që kërkon që ai të jetë në Itali me to për të zgjidhur pròblemin me të cilin po përbàllen.

Me kéqardhje, Bora tregon se nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër véçse të jetë atje për disa javë, pa një afat kohor të caktuar. Që aty, të gjithë kalojnë për në kompani ku fillimisht vihet re kùjdesi që Buraku ka treguar për pamjen e tij, ndërsa më vonë, Selina shikon në tavolinën e saj një shportë të mbushur me çokollata dhe një pusullë që i është bashkangjitur, të cilën gjithashtu e pàndeh nga Demiri. Ky i fùndit, dhe Buraku, bëhen që të dy xhélozë, duke menduar secili për njëri tjetrin se ia kanë sjellë Selinës atë shportë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*