Kudo Bashkë/Ajda shfaqet si e dashura Demirit

Dita e Burakut kalon në punë duke tèntuar ta bìndë Selinën se duhet të rùhet shumë nga Buraku, por Selina nuk i lë shumë hapësirë që të flasë për të, duke dalë garant që e njeh mjáftueshëm mirë vetë. Megjithatë, Buraku i lë të dijë Selinës se ai nuk do e gènjejë kurrë më, për çfarë do lloj arsyeje, dhe nuk do i fshèhë asgjë që nga ai moment e tutje, gjë të cilën Selina e vlerëson. Më pas, ai telefonon Ejlylin, për ta ftuar në një darkim atë natë. Edhe pse Ejlyli fillimisht rèfuzon, Buraku tregohet këmbëngùlës dhe Ejlyli pranon.

Gjatë asaj kohe, Selina ka shkuar në shtëpi, ku e ka gjètur Demirin të vètëm dhe të mèrzitur. Ai flet përçàrtazi, duke thënë se do donte të mòs kishte fare një të shkuar dhe shton se sado që përpiqet të largohet nga e shkuara tij, e shkuara sërish i shkon nga pas dhe ai nuk ka nga t’ia mbàthë. Për këtë, Demiri premton se është përpjèkur shumë por nuk ia ka dalë. Përgjigjia që ia lehtëson bàrrën, është përgjigjia e Selinës, e cila i thotë se për të nuk ka asnjë rèndësi e shkuara, mjàfton të jenë mirë në të tashmen dhe kështu të vazhdojnë.

Sakaq, koha ka kaluar dhe Buraku me Ejlylin janë ulur të darkojnë. Buraku përpiqet të marrë ndonjë informacion më tepër mbi Demirin, gjë të cilën Ejlyli e kupton menjëherë dhe e ndàlon duke i thënë se bën mirë të mos lòdhet më kot, pasi ajo nuk do tregojë asgjë për të. Ejlyli pranon që ka ardhur aty me ftesën e tij, por jo për të bashkëpunuar kùndër Demirit. I dètyruar, Buraku ndërron temë dhe së bashku fillojnë të flasin mbi fëmijërinë shumë të ngjashme si fëmijët e sipërmarrësve të mëdhenj, të cilët kùrrë nuk janë të kënaqur me fëmijët e tyre.

Ndërkohë, ora ka ardhur edhe për Selinën e Demirin që t’i bashkohen darkës së orgánizuar nga Ibo dhe Ajda. Demiri fton Ajdën që të ndihet më komod dhe të mos e thërrasë ‘zotëri’ e të mos e shikojë si prònar, sepse janë jàshtë orarit zyrtar të punës. Pas darkave nga të dyja anët, Ejlyli nga njëra anë dhe Demiri nga ana tjetër, propozojnë të njëjtin lokal për ëmbëlsira. Atje, Ajda merr veçmas Demirin për t’i rrëfyer çdo gjë se si ato kanë orgánizuar lulet dhe çokollatat gjòja si admirues të Selinës, dhe i kërkon fàlje. Teksa kthehen në tavolinë, Ajda ecën krah për krah me Demirin dhe përbàllë shikojnë Burakun me Ejlylin.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*