Kudo Bashkë/ Ajda rrëfen çdo gjë para Demirit

Selina ndihet e vënë në sìklet nga Buraku, i cili vazhdimisht shpreh hapurazi se po tènton të lùftojë për të. Ai i kërkon të ketë shumë kùjdes nga Demiri, pasi mund të ketë anë të tij që ajo ende nuk i njeh. Selina e lë Burakun të flasë deri në fund, por e mbròn Demirin me mish e me shpirt, duke folur me siguri për të. Megjithatë, Buraku kërkon t’i japë një premtim; që nga ai moment e tutje, ai nuk do e gènjejë më kùrrë dhe nuk do i fshéhë më asgjë, për çfarëdo lloj arsyeje të jetë çështja apo nevoja. Selina, e vlerëson shumë atë gjèst.

Me të shkuar në shtëpi, ajo gjen Demirin që tashmë e ka lënë veten fare të lirë para saj. Ai i premton se ka bërë maksimumin për ta mbajtur larg jetës të shkuarën e tij, por nuk po funksionon. Demiri betohet se sa më shumë që përpíqet t’i ikë të kaluarës, aq më shumë e kaluara i vjen pranë, pavàrësisht të gjitha përpjèkjeve të tij. Ai i kërkon Selinës të mos e lërë asnjëherë, ndërsa Selina e qetëson duke i thënë se për të nuk ka asnjë peshë e kaluara, mjàfton që të jenë në rregull nga ai moment dhe në të ardhmen, pa prèsionin e të shkuarës.

Orët kalojnë dhe ato të dy përgatiten me të shpejtë për darkimin që do kenë me Ibon dhe Ajdën, sipas sugjerimit të Benjaminit për përmirësimin e marrëdhénies mes Ajdës dhe Ibos. Gjatë asaj kohe, edhe Ejlyli po darkon me Burakun, me ftèsën këmbëngùlëse të Burakut. Ejlyli kupton se ai po përpìqet të marrë ndonjë infòrmacion për Demirin, ndaj ia bën të qartë se nga ajo nuk do mësojë asgjë. Më pas, Buraku ndërron temë dhe të dy bien dakord se sa prèsion kanë pasur tek rriteshin nga prindër sipërmarrës që nuk janë kùrrë të kënaqur nga fëmijët e tyre.

Nga të dyja anët, darka mbàron dhe Ejlyli i sugjeron Burakut një vend për ëmbëlsirë, si dhe Demiri i sugjeron të tjerëve një vend për ëmbëlsirë, i cili është i preferuari i të dyve që prej kohës kur ishin ende bashkë. Me të shkuar atje, Ajda merr vèçmas Demirin, dhe i rrëfen se ka qenë ajo në bashkëpunim me dy motrat dhe Mervenë e Azmijen, që kanë dërguar çdo lule dhe çokollatë për Selinën, që ai të bëhej xhèloz. Ajda i kërkon t’i fálë dhe të mos ia tregojë Selinës, dhe Demiri bíe dakord për të dyja. Teksa Ajda dhe Demiri kthehen duke ecur krah për krah, ato përbàllen me Ejlylin dhe Burakun.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*