Kryeqyteti Abudlhamid/ Zejneb i dhuron Halid Halidit diçka personale të saj

Zejneb dhe Halid Halidi takohen sërish në oborrin e pallatit. Ai i tregon se do niset për udhëtim, si detyrë e një misioni të dhënë nga Sulltani. Ai shprehet se ka udhëtuar shpesh por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë do dëshironte shumë që të kthehej sërish në kryeqytet, pasi ka arsye përse. Zejneb e dëgjon me kënaqësi, dhe duke i uruar rrugë të mbarë, i dorëzon atij varësen e saj si amanet derisa të kthehet. Varësja mban përbrenda një lutje të shkruar nga gjyshja saj.

Ndërsa Bidari, sërish do kundërshtohet nga e bija, Naimeja, dhe Senihaja. Ato vazhdojnë t’i thonë se çdo gjë është në mendjen e saj dhe nuk e justifikon bùrgosjen që po i bën një burri të shkréte. Por Bidar réfuzon që kjo të jetë imagjinatë e saj, pasi e mban mend shumë mirë personin. Për më tepër, ajo ka dërguar persona për të kontrolluar atë shtëpi dhe rezulton që askush nuk jeton aty. Kjo do të thotë që e gjitha ka qenë një skenë.

Këtë çështje ia përcjell Zejnebi Shivenazit. Kjo e fundit duhet të marrë masa menjëherë, ndaj shkon pranë atij burri që po mbahet në pallat. Ajo e krìtikon se përse ka dalë nëpër rrugë në një kohë që ajo e ka porositur të mos duket andejpari. Pasi ai e kércënon që nëse ai dìgjet, do e djégë edhe atë bashkë me vete, Shivenaz i premton se do e ndihmojë të arràtiset. Teksa ai tenton arràtisjen në mbrëmje, qëllohet për vdékje nga njëri prej ushtàrëve, i cili thotë se e shikoi duke ia mbàthur, ndaj u detyrua të qéllojë.

Sakaq, Bidari ka thërritur Shivenazin për t’u takuar me të. Në prezencë të Senihasë, ato diskutojnë çështjen e ortakërisë së saj, me fëmijët e Sulltanit. Shivenaz i lë Bidarit të dijë se ishte Naimeja ajo që ia kërkoi punën, dhe jo Shivenazi asaj. Pasi Bidari i shpjegon se nuk e shikon këtë punë të arsyeshme pasi fëmijët e saj janë pa përvojë, ajo largohet duke i dhënë mendimin se ndoshta këtë ortakëri mund ta zhvillojë me Senihanë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*