Kryeqyteti Abdulhamid/ Sulltaneshës Bidar i duten më shumë dyshime për màkthin e saj

Sulltanesha Bidari është ngritur me më shumë vullnet dhe energji. Ajo shpreh dëshirën të merret sërish me punët e shoqatës me të cilat ka qenë e angazhuar deri ditën e aksìdentit. Seniha e kundërshton duke i thënë se nuk do jetë e dobishme, por Bidar ia mbyll gojën duke i thënë se një natë më përpara ka punuar mbi gjithë çështjet e shoqatës dhe dëshiron të japë kontributin e saj tashmë.  Pak çaste më vonë, pranë tyre shkon Handani. Ajo përshëndetet para se të ikë dhe i kërkon falje për çdo gjë, pasi as ajo nuk e donte diçka të tillë. Seniha dhe Mislemek nuk kanë aspak mëshirë për të, madje Mislemek vazhdon ta fajésojë për vdékjen e motrës së saj.

Por, Bidar i uron gjithë të mirat duke u lutur për të që të mos gabojë më në këtë mënyrë, ndërsa Naime e pyet arsyen përse e ka bërë gjithë këtë. Sipas Handanit, nuk ka mundur të thotë të vërtetën nga frika se do hùmbiste Mehmet Selimi. Ky i fundit, ndodhet në oborr me Velamberin duke ecur dhe biseduar, kur Handan kalon në oborr me gjithë valixhet e saj dhe largohet. Ai nuk bën asnjë hap për ta ndaluar dhe as për tu përshëndetur. Por qëndrimin e tij me Velamberin po e vëzhgon dhe studion Shivenazi nga dhoma saj, pranë së cilës shkon Fuadi. Ajo e paralajmëron atë që të ketë kujdes nga Velamberi, pasi ai po kalon shumë kohë me Mehmet Selimin. 

Sipas këshillave të Shivenazit, Fuadi flet në mbledhjen me Abdulhamidin. Disa mendime i pranohen dhe disa jo, por gjithsesi, Sulltani e ngre atë shumë në detyrë. Shumë i gëzuar nga ky lajm, Fuadi shkon sërish pranë Shivenazit, e cila nuk gëzohet. Asaj i duket tùrp të gëzohet me kaq pak, kur ai ka shkuar aty për të marrë vendin e Sulltanit. Sakaq, ajo vazhdon planet me sulltaneshën Bidarin. Ajo ka dërguar Zejnebin, për t’i thënë sulltaneshës se e ka gjetur shtëpinë që ajo shikon nëpër makthe, por i duhet të shkojnë duke ecur, jo me makinë. Ato shkojnë, dhe për të bindur Bidarin, kanë paguar një plakë që të thotë se ajo qëndron aty me bashkëshortin e saj të sémurë, i cili ka 2 vite që nuk ngrihet nga shtrati pasi nuk i funksionojnë më këmbët. Tashmë dyshimet dhe mendimet e Bidarit bëhen edhe më shumë lëmsh.

Nga ana tjetër, Abdulkadiri organizon një piknik për të shkuar me Mislimelekun, por kjo e fundit nuk pranon. Sipas tij duhet të ndryshojë qëndrim tashmë që Handan u largua por Mislimelek kërkon që Handani të paguajë me bùrg për krimet që ka bërë, sidomos për vdékjen e motrës së saj. Për këtë, Abdulkadiri nuk bie dakord pasi nuk e fajëson Handanin. Ai insiston që të shkojnë në piknik por Mislimelek e anullon, dhe lajmëron edhe shërbëtorët që të mos vazhdojnë përgatitjet. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*