Kryeqyteti Abdulhamid/ Shivenaz urdhëron shkrimin e një gazete mbi familjen e Sulltanit

Zejneb dërgon Bidarin në një shtëpi, ku Bidari merr ndjesinë sikur ka qenë ajo shtëpia ku është mjekuar fillimisht pas aksìdentit. Aty do takojnë një plakë të moshuar, e cila tregon se kujdeset për shëndetin e bashkëshortit të saj i cili ka dy vite që nuk lëviz nga shtrati ngaqë ka hùmbur funksionimin e këmbëve. Kjo do e konfuzojë më shumë Bidarin e cila nuk priste këtë përgjigje dhe gjendje. Ndërkohë, Seniha ka shkuar pranë mbesës së saj, Naimesë, për ta pyetur për Bidarin. Seniha këmbëngul që të lajmërojnë Sulltanin për mungesën e panjohur të Bidarit, por kjo e fundit nuk vonon dhe shfaqet. Pasi i tregon se ku kanë qenë së bashku me Zejnebin, Seniha fillimisht fàjëson infermieren dhe më pas i kërkon me ngùlm Bidarit që t’i tregojë Abdulhamidit për veprimin e papërgjegjshëm që ka bërë duke u larguar pa vënë askënd në dijeni.

Ndërsa Zejneb ka filluar të ketë dyshimet e saj nëse do e vazhdojë hàkmàrrjen apo jo. Pasi sulltaneshë Seniha e fajëson atë për ikjen e Bidarit, kjo e fundit e mbështet, i thotë të mos shqetësohet, madje të pushojë pasi është lodhur pas saj. Megjithatë, Zejneb thërret Shivenazin për t’i dhënë një lajm shumë të rëndësishëm. Ajo i tregon se Mislimelek, gruaja e djalit të Abdulhamidit, fajëson Handanin për vdékjen e së motrës. Sipas Shivenazit, armìqësia mes nuseve të familjes është një rast për të treguar të metat e familjes mbretërore, dhe urdhëron që lajmin me detaje ta shkruajnë në gazeta. 

Sërish Shivenazi, shkon me vrap tek Fuadi, duke i ndërprerë atij edhe mbledhjen që po bënte. Pasi largon personat e tjerë që aty, ajo i tregon se Abdulhamidi i ka ngritur kùrth. Ajo e akùzon Fuadin për paaftësi pasi nëse nuk do ishte ajo, ai tashmë do ishte bërë kùrban i lojës. Vemberi, duke folur me Mehmet Selimin, kishte ngritur zërin qëllimisht që ta dëgjojë Shivenazi. Sakaq, Abdulhamidi informohet se Fuadi nuk po i kryen punët që i ka urdhëruar. Për më tepër, plani që ai i ka treguar Fuadit dhe Vemberit në lidhje me rusët dhe anglezët, nuk është aspak siç e dinë ata. Abdulhamidi ka një plan më sekret të cilin e mban me rrethin e tij më të ngushtë.

Një tjetër situatë e pakëndshme do krijohet mes Zejnebit dhe Halid Halidit. Teksa ai po e dërgon në një vend me karrocë, para syve të tij, në treg ndodh një vjédhje. Ai i vihet me të shpejtë pas hajdùtit bashkë me Zejnebin në karrocë, por kjo e fundit nuk është dakord. Duke i ndërhyrë në drejtimin e kalit, Zejneb ndalon karrocën dhe hajdùti i ikën Halid Halidit nga sytë. Të dy ankohen për njeri tjetrin ndërsa Zejneb thotë se do e dërgojë ankesën në persona më kompetentë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*