Kryeqyteti Abdulhamid/ Shivenaz fut në grindje Bidarin me Naimenë

Zejnebin do e zgjojë nga gjumi mendimi për Halid Halidin, interesimi tij për t’i kthyer nostalgjinë e fëmijërisë, gruaja në moshë që u tha se shkojnë shumë si çift, si dhe fakti që ai për herë të parë prezantonte një femër me një të afërm të tij. Teksa ecën rrugës në pazar, Zejnebin e ndalon sërish një karrocë tjetër. Ajo mendon se është Halid Halidi por në fakt do jetë Mehmet Selimi. Ai e dërgon Zejnebin në dhomën ku po mban Handanin, me shpresën për t’u shëruar.

Sakaq, Fuad del para Abdulhamidit dhe i thotë se ka dëgjuar se ai po bën një mbledhje me pashallarët, ndaj mendoi se mund t’i japë ndonjë ndihmë shtetit. Sulltani i thotë se vetëm shteti mund t’i japë ndihmë atij, jo ai shtetit. Më pas, Sulltani hyn në mbledhjen e pashallarëve, dhe gjen Mahmud pashanë duke fjetur. Ai zgjohet menjëherë dhe vazhdon mbledhjen. Njëri nga pashallarët i tregon mendimin që kanë nxjerr si konkluzion, dhe i thotë Sulltanit se mendimi ka qenë i Mahmud Pashasë. Ky i fundit është shumë i lumtur për arritjen e tij.Gürkan Uygun in Payitaht Abdülhamid (2017)

Sulltanesha Bidar bisedon me Abdulhamidin mbi Naimenë. Ajo është e shqetësuar mbi vuajtjet që e bija ka kaluar dhe uron që ajo një ditë të gjejë dashurinë njësoj si prindërit e saj. Nga ana tjetër, as Seniha me Sabahadinin nuk janë të lumtur nga qëndrimi në kryeqytet. Ato dëshirojnë të kthehen sa më parë në vendin e tyre. Ndërsa Seniha, me të ikur Mahmudi, provon të ecë në biçikletë, dhe përfundon duke e prishur atë.

Shivenaz bëhet shkak për debatin e parë mes Naimesë dhe nënës së saj. Shivenaz sjell në pallat një argjendar me stoli shumë të çmuara dhe të shtrenjta, nga Europa. Bidari i refuzon duke thënë se nuk e kanë aspak të nevojshme të shpenzojnë kaq shumë, përderisa kanë stoli të tjera. Me të ikur Bidari, Shivenaz i ofron varësen me diamante Naimesë. Kjo e fundit i thotë se nuk mund ta paguajë aq të shtrenjtë por Shivenaz insiston duke i thënë se do ia paguajë ajo, pastaj Naime mund t’ia kthejë paratë kurdo. Kur Bidar e mëson këtë, e kritikon të bijën për situatën në të cilën janë futur. E irrituar nga e ëma, Naime shkon pranë Shivenazit dhe i kërkon të punojë me të në kompaninë e rrobave që ajo po hap.Bülent Inal in Payitaht Abdülhamid (2017)

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*