Kryeqyteti Abdulhamid/ Pranë sulltaneshës Bidar vjen një tjetër armìk

Pranë plakut anglez të famshëm do shkojë njëri nga djemtë që punojnë për të. Ai i tregon se në mbrëmjen që u mbajt, kanë arritur që fshehurazi të heqin portretin e mbretëreshës dhe të vendosin portretin e Abdulhamidit. Plaku nuk mund ta besojë si kanë mundur ta bëjnë, ndërkohë që mbrëmja rrethohej me roje. Më pas, ai do bëjë takim me një djalë të ri, të pushtetshëm. Atij do i propozojë të martohet, pikërisht me të bijën e saj.

Sakaq, Pasha Mahmudi ka shkuar në Shqipëri me mision, pikërisht në tavolinë me një shkodran. Ai ka ardhur për t’i sjellë një detyrë, por fillimisht e nis bisedën me lëvdata për ushqime e traditat e Shqipërisë. Më pas, biseda kalon në qëllimin e ardhjes së Mahmudit. Ai i thotë se Sulltan Abdulhamidi ka një detyrë për të. Shkodrani e ka me shumë dëshirë të pranojë menjëherë detyrën, ndonëse Mahmud Pashai tenton t’ia bëjë të vështirë jetesën në kryeqytet.

Pashai i thotë se ka shumë kùrthe e ìntrìga, punë të vështira për të cilat nuk ia vlen të punojë, ndaj dhe mund ta refuzojë punën pa frìkë se mos Sulltani i zemërohet. Por shkodrani do i thotë se shqiptarët, nuk i zbrapsen asnjë gjëje nga frika. Ato i qëndrojnë përballë të keqes dhe e luftojnë atë, dhe janë të gatshëm të japin jetën për vendin e tyre e të bien dëshmòrë.

Vajza infermiere që zbuloi se sulltaneshë Bidari, Zejnebi, ndodhet sërish pranë saj duke u kujdesur për të. Sulltanesha e pyet mbi të, kë ka në familje dhe si u bë infermiere. Pasi i tregon, Sulltanesha i ofron Zejnebit që të fillojë punë si infermiere në pallat, dhe ajo menjëherë pranon. Ndërsa në darkë, teksa po darkojnë të gjithë së bashku, Abdulkadiri fillon të akùzojë Sabahaddinin për punë të fshehta që dëmtòjnë Abdulhamidin dhe familjen e tij, por Abdulhamidi do e mbrojë nipin e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*