Kryeqyteti ABdulhamid/ Halid Halidi i vihet pas Zejnebit

Në zyrën e Abdulhamidit mblidhen pashallarët për të diskutuar çështjet e shtetit. Fuadi, gjen Mahmudin si një person jo shumë të zgjuar por kapacitetin që ka e përdor për interes vetjak. Si për ta futur në valle, ai i thotë se ka dëgjuar rreth e rrotull të flitet se gjoja Sulltani po kërkon për tjetër person që të marrë poziton që Mahmud Pashai ka. Ai nuk e beson fillimisht, por pas pak,në takimin me Abdulhamidin, Mahmud Pashai sikur vëren që fjalët dhe mendimet e tij nuk po ndikojnë aspak në vendimin e Sulltanit, përkundrazi. Për më tepër, ai sheh se Fuadi po lë shumë shpejt një përshtypje tejet të mirë.

Nga ana tjetër ndodhet infermiere Zejnebi. Një person as pozitiv e as negativ. Ajo ka shkuar me një synim të qartë por nuk ndihet mirë që nuk është e sinqertë në të gjitha marrëdhëniet e saj. Ajo niset për të ndihmuar njerëzit në fshat, por rrugës i prishet karroca. Rastësisht, Halid Halidi ndodhet aty dhe i ndihmon. Duke i ndihmuar i vrìtet paksa dora dhe menjëherë ia mjekon infermiere Zejnebi. Më pas ajo niset për rrugë por pa e kuptuar i bie varësja në tokë. Atë e merr Halid Halidi i cili e ndjék nga pas dhe ia dorézon ndërmjet një fëmije në fshat. I gjithë fshati e mbulon me urime e bekime Zejnebin për ndihmën që i jep, por zëri ndërgjegjes së saj i kujton vetes se nuk është aq e mirë sa e pandehin banorët. Ünlü oyuncu, Payitaht Abdülhamid dizisine transfer oldu

Sakaq,ndonëse Naimeja hoqi vetë dorë nga abòrti fëmijës së saj, ajo ende nuk e di se nëna saj ka qenë në dijeni dhe ka marrë masa bashkë me Zejnebin. Naimeja shprehet se i vjen tùrp për mëkatin që ishte bërë gati të kryente, dhe se tashmë mund t’i japin lajmin e gëzueshëm Sulltanit se po bëhet gjysh. Pas pak, pranë tyre do shkojë Shivenazi. Seniha është më e entuziasmuar se të gjitha për ta pritur. Shivenaz fillon bisedën e saj me lëvdata mbi bukurinë e sulltaneshës Bidar. Për më tepër, ajo ka sjellë dhurata për të gjithë. Produkte makjazhi dhe copa për të qepur fustane sulltaneshat. Të gjithë përveç Bidarit janë shumë të lumtur nga dhuratat.

Ndërsa Abdulhamidin ende e shqetëson gjendja e të birit. Ndonëse ai e mori vesh se nusja e djalit të tij e ka humbur beben e saj, ai do dëshironte që këtë lajm t’ia jepte vetë djali tij Mehmet Selimi. Sulltani i thotë se ndihet krenar që në këtë dhìmbje të madhe, ai ka zgjedhur të bëjë durim duke mos u ankùar. Sado që Mehmet Selimi me veten e tij dëshiron t’ia thotë çështjen e plotë se si qëndron, ai nuk arrin dot ta gjejë guximin e të flasë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*